Mos e harxho kohën duke pushuar - thotë shënimi në një pecetë kokteili në Kosovë - Business Magazine Albania

Mos e harxho kohën duke pushuar – thotë shënimi në një pecetë kokteili në Kosovë


Një nga gjërat që kam mësuar gjatë “Adult Gap Year” (= pa një punë me kohë të plotë, xhiro me motorr, shumë politikë dhe shumë verë në mëngjes) është se gjërat që kanë patur rëndësi për mua para këtij pushimi mbeten të rëndësishme – ndoshta akoma më shumë tani që po jetojmë në një pinata me kokë poshtë.

Konkluzioni është se njerëzit janë shumë fantastikë dhe vazhdojnë të jenë. Ata kanë qenë gjithmonë të tillë, edhe gjatë situatave të pakëndshme politike të kësaj periudhe. Por gjithsesi unë kam një bindje tjetër: Njerëzit mund të jenë kot fare, por shumica prej tyre nuk janë të tillë. Dhe diçka tjetër: sipërmarrësit janë akoma më super kur flet me ta, tek për tek, pa axhendë, pa regjistrues dhe me një birrë në dorë. Këtu gjërat bëhen serioze.

Njerëzit që duan të ndryshojnë botën ekzistojnë akoma. Ata janë tepër të rëndësishëm për të gjithë globin.

Kur u largova nga “Udhëtimi i Vizionit të Iluminizmit” (Journey of Enlightenment Vision Quest), unë kisha shumë ide të mëdha për të shkruar dhe frymëzuar të tjerët, por e dreqosa.

Të marrësh një vit pushim për të shkruajtur një libër është një ide e keqe. Shumë e keqe. Të paktën për mua. Nuk e rekomandoj dhe mund t’ua vërtetoj me vetëm një faqe që kam shkruajtur. Më saktë 350 fjalë në total.

Mos merrni një vit pushim për të shkruajtur një libër. Është një budallallëk. Më mirë pushoni me njerëz që plotësojnë jetën tuaj. Siç bëra unë në Kosovë.

Njihuni me mikun tim Alejtin Berishën, një burrë modest me shumë histori mbijetese dhe suksesi. Ai është nga Kosova. Ai është gjithmonë duke qeshur dhe asnjëherë nuk ankohet. Të gjithë në Kosovë kështu janë.

Alejtin i mbijetoi luftës Ballkanike, jetoi në kampet e Turqisë dhe ia doli të gjente optimizmin për të ecur përpara, një karakteristikë kjo përfaqësuese e shumë Kosovarëve. Është një kombinim i forcës dhe shpresës, diçka që vetëm njerëzit që kanë qenë pjesë e luftës mund ta kuptojnë. Ai është një kampion i sipërmarrjes, ai lufton kundra normave, por duke festuar mundësi të shumta dhe të ardhmen.

“Gjatë luftës, ushtria erdhi në shtëpinë tonë dhe na urdhëroi të largoheshim, kështu që ne morëm trenin për të ikur nga Prishtina,” shpjegon ai. “Ne nuk kishim një strehë, ushqim apo ujë. Ne u zhvendosëm në Turqi dhe filluam një biznes, një dyqan hamburgerash. Unë isha kuzhinieri. Nuk mblidhnim shumë para, por kjo ishte e vetmja mënyrë për të hequr mendjen nga lufta.”

Aljetini nisi shumë biznese pa hequr dorë nga edukimi dhe me një vizion të qartë se si të zhvillonte vendin e tij, përtej optimizmit dhe me këmbë në tokë. Ai akoma po përpiqet për këtë gjë.

Unë rashë aksidentalisht në dashuri me Kosovën dhe kjo ishte e menjëhershme. Nuk ishte nga statuja e Bill Clinton apo nga dashuria e Kosovarëve për Amerikën- jo, ishte karakteri i Kosovarëve dhe optimizmi abstrakt kundër normave. Ata ishin të fokusuar plotësisht për të krijuar një vizion të ri në atë që synonin. Njësoj si çdo startup.

/Shkruar nga Amy Cosper

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0