Moddy’s, agjencia ndërkombëtare e vlerësimit ka rikonfirmuar vlerësimin e ekonomisë shqiptare në “B1, ndërsa rishikon me ulje parashikimin për rritjen së PBB-së për 2022 dhe 2023, përkatësisht 3.4% dhe 3.6%, nga 4.5% dhe 4.0% që e kishte më parë.
Ministria e Financave ka theksuar se, “Agjencia vlerëson se rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë ishte e fortë, me bazë të gjerë, pasi gjatë goditjeve të tërmetit dhe pandemisë u ruajt stabiliteti makroekonomik. Kontraktimi i PBB në 2020 (gjatë pandemisë) ishte më i zbutur dhe rimarrja gjatë 2021 ishte më e fortë se sa pritshmëritë fillestare të agjencisë. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 8.5% në 2021, duke tejkaluar tashmë nivelin e PBB para tërmetit dhe pandemisë”.
Rritje me ritme të larta parashikohej të vazhdonin në 2022 dhe 2023, falë turizmit dhe kërkesës së brendshme të qëndrueshme. Por, agjensia ka riparë në ulje parashikimin e saj të rritjes së PBB në përkatësisht 3.4% dhe 3.6% për këto dy vite. Parashikimi i mëparshëm ishte për një rritje 4.5% dhe 4.0%. Ulja e pritshmërive erdhi për shkak të efekteve negative në treg të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve të vendosura nga shtetet e tjera.
Ndikimi më i madh po vjen me rritjen e ccmimeve të disa lëndëvë bazë si energjia dhe nafta> Ato kanë rritur në mënyrë të dukshme poresionet inflacioniste.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto