Bitcoin arriti vlerën e 1.400 dollarëve mëngjesin e së Martës duke trefishuar vlerën e tij brenda një viti, një rritje e cila ju atribua kërkesës në rritje nga Japonia për monedhën dixhitale.
Sipas Cryptomcompare, një website të dhënash i cili analizon tregtinë e Bitcoin-ëve, tha se 50% e këmbimeve në 24 orët e fundit ishin në mes bitcoin dhe jenit japonez.
Aktualisht vlera totale e bitcoin-ëve në treg përllogaritet 25 miliardë $.
Analistët parashikojnë rritje të mëtejshme nga rritja e kërkesës amerikane dhe rishishikimit të vendimit marrë nga Komisoni Amerikan i Valutës për aprovimin e monedhës në bursë.
Burimi: PCWorld Albanian
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto