Modern Work Tour. New Media Communications, pjesë e trajnimit të dy ekspertëve gjermanë

Modern Work Tour. New Media Communications, pjesë e trajnimit të dy ekspertëve gjermanë


A keni menduar ndonjëherë, çfarë modeli pune ndjekim? Nëse ka një alternativë më të mirë, më efektive, apo më pak të lodhshme për të patur sukses?!

Sigurisht, shumë kompani e punonjës përpiqen të përmirësojnë standardet e punës, të rrisin efektivitetin, ashtu si një kompani në bujqësi synon të rrisë rendimentin.

Në fakt, dy themelues të një kompanie gjermane konsulence, kanë propozim tërësisht ndryshe nga mënyra tradicionale e punës që ka përqafuar Bota. Mowomind, është kompania e themeluar nga Anna Stania dhe Nils Shnell dhe nxit një metodë moderne të punës bazuar në metoda inovative.

Prej një muaji ata kanë ndërmarrë një tur në Europën Lindore e Ballkan, dhe planifikojnë të kthehen në Gjermani pas një viti, kur të kenë mbaruar të gjitha destinacionet e piketuara në mbarë botën. Objektivi: t’u prezantojnë sipërmarrësve, startup-eve një propozim të ri për mënyrën e punës, të studiojnë metodat e punës në mbarë botën, e sigurisht të kthehen në Gjermani me një përvojë udhëtimi njëvjeçare, e me një listë klientësh ndërkombëtarë.

Këto ditë Ana dhe Nils u ndalën në Shqipëri, ku zhvilluan takime, trajnime dhe shkëmbime përvojash me 7 kompani. Tek  New Media Communications, dy ekspertët gjermanë, zhvilluan takime me drejtuesit e kompanisë dhe trajnim me stafin për “Komunikim, punë në grup dhe rritje të bashkëpunimit”.

Lexoni: ‘’Sipërmarrësit e së nesërmes’’ njihen me New Media Communications

Gjatë një interviste për Businessmag.al, Nils thotë se, “Kemi dy arsye pse po zhvillojmë këtë Modern Work Tour. Së pari: është ndarja e përvojës sonë me startup-e dhe kompani në botë. Së dyti, ne duam të mësojmë nga shkëmbimi i përvojave për mënyrat moderne të punës nëpër botë.

Për ta nuk ishte më e mjaftueshme të shkojnë në një vend thjesht për të dhënë konsulencë.

“Ne kemi përvojën tonë dhe duam ta shkëmbejmë” thotë Anna. Ajo tregon se, njerëzit kanë pikëpyetje të ngjashme në mbarë botën rreth mënyrës si duhet të punojmë.

I nisur në Slloveni, rrugëtimi i tyre profesional në botë ka vijuar në Kroaci, Bosnje, Mal të Zi. Pas Shqipërisë, rrugëtimi vijon në Maqedoni, Bullgari, në Kazakastan, Uzbekistan, Iran, më pas në Azi, Oqeani, etj.

Anna mendon se kjo përvojë do të jetë interesante jo vetëm për ta. “Gjatë këtij turi ne po bëjmë dokumentarin tonë. Po intervistojmë themelues kompanish për mënyrën e tyre të punës. Kjo është pjesë e rrugëtimit tonë, që mund të përmblidhet në një libër”.

Lexoni: Dhjetëra ekspertë marketingu trajnohen në Social Media Marketing & Strategy

Prej 10 vitesh, ata kanë kompaninë e tyre të specializuar në fushën e komunikimit, organizimit, koordinimit në punë dhe zhvillimit profesional. Ajo është një kompani e ribranduar dhe riformatuar gjatë rrugës, pasi dy themeluesit kuptuan se kanë ndryshuar. “Në fillim kemi qenë të fokusuar në edukim dhe aktualisht po punojmë me kompani të IT dhe kompani të interesuara për metodat moderne të punës”, thotë Nils.

Ne besojmë shumë tek ndryshimi mes punës moderne dhe asaj tradicionale, pasi besojmë shumë që puna duhet të bëhet me njerëz që janë të fokusuar. Të kesh një qëllim, të gezosh për atë çfarë po bën. Pra, duam t’u themi njerëzve që ka një mënyrë tjetër pune që të jep sukses. Sukses nuk do të thotë vetëm para, por do të thotë të jesh i lumtur me jetën tënde.

Ne duam të shpërndajmë fjalën “modern work” nëpër botë.

Kjo është një sfidë, se ne udhëtojmë, punojmë, organizohemi, riorganizohemi dhe është interesante.

Pse kjo zgjedhje?! “Gjithnjë kemi dashur të udhëtojmë për shumë gjatë. Dhe gjithnjë kemi dashur të mbështesim të tjerët të gjejnë pasionet e tyre, të mbështesim kompanitë lokale, grupet e njerëzit lokalë.

Kompanitë shqiptare duhet të bëjnë të ditur potencialet e tyre

Tre jave dhe dhjetëra takimet me themelues e punonjës të kompanive në Shqipëri, u kanë mundësuar dy ekspertëve gjermanë të krijojnë një ide për sipërmarrjen shqiptare.

Ashtu si në Bosnje-Hercegovinë, tek bizneset, dhe në veçanti tek startup-et në vend, ata shohin një potencial, entuziazëm e interes për t’u rritur.

Lexoni: Komunikimi frytdhënës në biznes

“Tek startup-et në Shqipëri, shohim një potencial të madh, themelues profesionistë dhe interesantë. Mendojmë se është e rëndësishme që kjo të tregohet. Nuk duhet të hezitoni të tregoni veten tuaj, pasi njerëzit nuk e presin që Shqipëria të krijojë startup-e interesante, ndaj duhet ta tregoni këtë”, thotë Anna.

Nisur nga fakti që vendi ka qenë i mbyllur, sipas saj, është mirë që kompanitë të mendojnë si të gjejnë zgjidhje të mira për zhvillimin e vendit. “Ju keni punuar për tregun e brendshëm dhe mund ta bëni atë tashmë me forma inovative”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0