Dhjetëra ekspertë marketingu trajnohen në Social Media Marketing & Strategy

Dhjetëra ekspertë marketingu trajnohen në Social Media Marketing & Strategy


Me zhvillimin e botës dixhitale, marketingu ka hyrë në një fazë rinovimi tërësor. Shqipëria si shumë vende të tjera, vijon të jetë e orientuar nga Televizioni kur flitet për reklamim apo promovim në shitjen e produktit dhe shërbimeve.

Në ditët e fundit të marsit, dhjetëra ekspertë të fushës nga sektori bankar, kompani marketingu, e tregtie, morën pjesë në trajnimin Social Media Marketing & Strategy. Trajnimi dy ditor u organizua nga kompanitë New Media MK dhe New Media Communications.

Në fund të trajnimit intensiv, Darko Buldioski, një nga udhëheqësit e trajnimit, theksoi për BusinessMag se fokusi kryesor ishte tek hartimi i strategjisë, “si të përdorim e si të implementojmë median sociale në biznes. Gjithçka mund të operohet lehtësisht çdo ditë, nëse sipërmarrja ka parasysh pikturën e mëdha të objektivave të saj.”

Ekspertët kujtojnë se jo gjithnjë like & share, janë rezultati më i mirë i marketingut. Edhe në këtë rast, si në një reklamim në TV, objektivi kryesor është shitja e produktit apo shërbimit.

Enea Doku, konsulent në fushën e marketingut dixhital, tregon se ka marrë informacione të dobishme nga trajnimi. “Themi që plani duhet bërë, por asnjë herë nuk arrijmë në fazën e një zbatimi të plotë. Jo vetëm pjesën e krijimit të përmbajtjes së medias sociale për internet, por dhe procesin e realizimit të krijimtarisë, gjetjes së audiencës dhe zhvillimit të fushatës finale. Besoj se të gjithë pjesëmarrësit këtu tashmë do të bëjnë një plan paraprak të marketingut dixhital për 90 ditë apo  120 ditë.”

Gjatë trajnimit, u diskutua kryesisht për marketingun në rrjetet më të mëdha sociale të komunikimit Facebook dhe Instagram, por edhe tema të tjera si Dark Social, Content Marketing, Video, si edhe të punuarit me Influencer.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0