"Mjedisi i Qytetarëve", portali më i ri dedikuar mjedisit - Business Magazine Albania

“Mjedisi i Qytetarëve”, portali më i ri dedikuar mjedisit


Mjedisi i Qytetarëve është një portal në shërbim të çdo qytetari apo punonjësi të administratës publike në Bashkinë Vlorë, por edhe me gjerë, për të shpërndarë informacion të shpejtë mjedisor ndërinstitucional si dhe për të garantuar të drejtën për të qënë pjesë e proçesit të njoftimit dhe konsultimit publik për projektet me ndikim në mjedis, projekt-dokumentat dhe politikave me interes të lartë publik në mënyrë që të respektohet e drejta për pjesëmarrjen e publikut në politikë-bërje dhe vendimmarrje mjedisore në nivel vendor.

Ky portal dixhital do të shërbejë si një dritare komunikimi për marrje informacioni, dhënie mendimesh, raportime dhe diskutime nëpërmjet mekanizmave shtrëngues ligjor në funksion të publikut me qëllim mbrojtjen dhe parandalimin e dëmtimit të mjedisit. Informacioni do të përditësohet në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet vendore të mjedisit, DRM, ISHMPU, Bashkia Vlorë.

Projekti financohet nga Bashkimi Europian në kuadër të Programit ACHIEVE të Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) Shqipëri dhe zbatohet nga Qendra për Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim-CRCD, në qytetin e Vlorës.

Informacioni do të përditësohet në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucionet vendore të mjedisit, DRM, ISHMPU, Bashkia Vlorë. Projekti synon të nxisë dhe ndërgjegjësojë autoritetet vendore në Vlorë, për zbatueshmërinë e detyrimit ligjor për dhënien e informacionit si dhe qasjen e publikut në vendimarrjet mjedisore nëpermjet proçesit të informimit dhe konsultimit si dhe advokimi në nivel institucional rast pas rasti për çështje mjediore që përbëjnë kundravajtje administrative dhe vepra penale kundër mjedisit.

Takimet dhe tryezat e diskutimit mes aktorëve do të synojnë një bashkërendim mes institucioneve vendore (ARM, ISHMPU dhe Bashkia Vlorë) për të koordinuar të gjithë punën së pari në lidhje me informacionin mjedisor për t’u transmetuar tek publiku dhe vetë mes tyre si lejet e tipit C, raporte inspektimi e monitorimi, njoftimet për konsultimet me publikun për vepra të infrastrukturës së rilindjes urbane dhe jo vetëm.

Aksesoni portalin Mjedisi i Qytetarëve në linkun: http://mjedisi.crcd.org.al/

Burimi: mjedisisot.info

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0