Mireda Thana Caci, një rrugëtim mes biznesit dhe trajnimeve: “Fuqia për të ndryshuar gjendet brenda nesh”   - Business Magazine Albania

Mireda Thana Caci, një rrugëtim mes biznesit dhe trajnimeve: “Fuqia për të ndryshuar gjendet brenda nesh”  

Mireda Thana Caci

Mireda Thana është angazhuar në botën e sipërmarrjes dhe zhvillimit personal. Mes start-upeve dhe trajnimit të burimeve njerëzore, ajo njihet si Trajnere (Life Coach) e certifikuar nga disa prej instituteve më prestigjioze në botë, ndërsa është menaxhere e një prej hoteleve buzë Adriatikut. Nëse do të keni mundësinë të shkoni në Floëer Hotel, do të ndesheni menjëherë me një staf të mirëpërgatitur, i cili krijon një përvojë unike gjatë qëndrimit tuaj, për të vazhduar më pas me kuzhinën unike dhe shërbimin cilësor të hotelerisë. Mireda ndan me Business Magazine, rrugëtimin e jetës së saj. Ajo ndan me ne dështimet dhe mësimet, si dhe mendësinë me të cilën ka arritur të jetë e suksesshme në Shqipëri. Për Miredën, i vetmi burim i besueshëm zhvillimi dhe transformimi është vetvetja, ndërsa tek puna e përditshme me të rinjtë shqiptarë sheh një forcë kreative, që sipas saj, me mbështetjen e duhu,r mund t’ia dalë që emri i Shqipërisë të dëgjohet kudo nëpër botë.  

Mireda pse zgjodhët botën e biznesit për të dhënë kontributin tuaj?

Studimet e mia të para kanë qenë në degën e Ekonomiksit në Universitetin e Tiranës. Që në hapat e parë të formimit tim kam qenë e fokusuar dhe njëkohësisht shumë e përfshirë në botën e sipërmarrjes private. E konsideroj sipërmarrjen si mënyrën më direkte për të krijuar një ndryshim në jetën personale dhe gjithashtu për të krijuar një impakt në ekosistemin ku jetojmë. Përvojat e mia lidhen me biznesin dhe më kanë ndihmuar të njoh disa pika të dobëta, ku të fokusoj fillimisht zhvillimin tim profesional e më tej edhe kontributin tim si një Team Performance Coach. Ndjekja e disa programeve akademike në institucione lider në botë si: Erasmus, Harvard X, Co-Active Training Institute, Team Coaching University etc. më kanë dhënë mundësinë të kuptoj se, pavarësisht nga shteti, sfidat e biznesit janë të ngjashme dhe duke marrë njohuritë e duhura mund të përdorim në mënyrën më efektive burimet për të rritur performancën.

Artikulli u publikua në faqen 32 të numrit 30 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund regjistroheni dhe të Shkarkoni Këtu nr. 30 të saj.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0