Miratohet Strategjia Kombëtare e Diasporës Shqiptare

Miratohet Strategjia Kombëtare e Diasporës Shqiptare

Diaspora Shqiptare

Këshilli i Ministrave miratoi Strategjinë Kombëtare të Diasporës Shqiptare dhe Planin e Veprimit 2021 – 2025. Dokumenti i miratuar nxit zhvillimin e politikave shtetërore për përfshirjen dhe kontributin e komuniteteve shqiptare jashtë vendit dhe për të forcuar marrëdhëniet e Shqipërisë me Diasporën shqiptare.

Kjo është Strategjia e dytë që qeveria shqiptare ka miratuar. Dy vite më parë, ajo miratoi Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2018 – 2024 i cili ishte i pari dokument në llojin e vet. Zhvillimet dinamike sollën një aplikim më të shpejtë çka solli në nevojën për rishikimin dhe përditësimin e këtij dokumenti të rëndësishme për marrëdhënien e shtetit shqiptar me Diasporën.

Strategjia Kombëtare e Diasporës Shqiptare 2021 – 2025 është vazhdimi i aplikimit të strategjisë së mëparshme, mbi bazën e së cilës u miratua një legjislacion i ri dhe institucione të reja të specializuara shtetërore.

Ngritja e strukturave të reja shtetërore për Diasporën shqiptare kërkoi në vazhdim aplikime praktike dhe të përshtatura me ndryshimet e legjislacionit. Kjo solli diskutimin e ndryshimeve përmirësuese të realizuara me Strategjinë e Re Kombëtare të Diasporës Shqiptare.

Diaspora është një term i njohur më shumë se 2500 vite më parë. Sot kjo fjalë mund të përcaktohet si “bashkësi migrantësh, që ruajnë lidhjet materiale apo sentimentale me atdheun, duke u adoptuar në mjedisin dhe institucionet e shoqërisë mikpritëse”. Ajo përbëhet nga komunitete ku identiteti dhe cilësitë e të cilëve ndryshojnë me kalimin e kohës. Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia (Lugina) janë hapësira, të cilat përfshijnë shtetet dërguese të shqiptarëve për migrim.

Lexoni: Operatorët ekonomikë mund të përfitojnë 3 shërbime të reja online

Diaspora shqiptare është një mundësi e madhe për zhvillimin e vendlindjes, ndaj dhe Strategjia Kombëtare e Diasporës Shqiptare 2021 – 2025 synon të mbështesë organizimin e komuniteteve shqiptare jashtë vendit, në mënyrë që të përmirësohet kapaciteti i angazhues në vendlindje. Qëllimi është që diaspora shqiptare të mund të luajë rolin e një partneri të rëndësishëm strategjik për të ardhmen kombëtare.

Vendimi i Këshillit të Ministrave hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2021. Deri në këtë datë do të zbatohet vendimi Nr.259, datë 9.5.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2018-2024 dhe të planit të veprimit”.

Strategjinë e plotë mund ta lexoni këtu:

STRATEGJIA KOMBETARE E DIASPORES 2021 – 2025 DHE PLANI I VEPRIMIT, MIRATUAR ME VENDIM TE KESHILLIT TE MINISTRAVE, Nr. 585, date 22.07.2020

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0