Një shqiptar në drejtim të komunës Wylie, Texas - Gino Mulliqi emërohet nënkryetar - Business Magazine Albania

Një shqiptar në drejtim të komunës Wylie, Texas – Gino Mulliqi emërohet nënkryetar

Një shqiptar në drejtim të komunës Wylie, Texas - Gino Mulliqi emërohet nënkryetar
Gino Mulliqi, politikan me prejardhje shqiptare, është zgjedhur zëvendëskryetar i komunës së Wylie-t në Texas, SHBA. Ai u zgjodh nga anëtarët e këshillit komunal për të marrë këtë rol në qytetin me rreth 60 mijë banorë.

Në një postim publik, Mulliqi falënderoi kolegët për besimin dhe mbështetjen e treguar, si dhe ish-nënkryetar Pro-Tem Jeff Forrester për udhëheqjen e tij të qëndrueshme dhe shembullin frymëzues. “Është një privilegj të shërbej këtë komunitet dhe jam i përkushtuar të udhëheq me integritet, transparencë dhe bashkëpunim,” u shpreh ai.

Lexo edhe:Rikthehet Think Big – Programi që do t’ju bëjë të mendoni përtej të zakonshmes!

Emërimi i Mulliqit në këtë pozicion të rëndësishëm është një tjetër dëshmi e kontributit të shqiptarëve në jetën publike dhe politike të Shteteve të Bashkuara, duke treguar fuqinë e integrimit dhe përfaqësimit dinjitoz në nivel lokal.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0