Operatorët ekonomikë mund të përfitojnë 3 shërbime të reja online

Operatorët ekonomikë mund të përfitojnë 3 shërbime të reja online

Operatorët ekonomikë

Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi se operatorët ekonomikë mund të marrin disa shërbime përmes platformës e-Albania, në një përpjekje për të lehtësuar procedurën për këta të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, bizneset aktive në tenderë përmes hyrjes në platformë me NIPT-in e tyre dhe fjalëkalimin mund të sigurojnë nga regjistrimi në sistemin e prokurimeve, deri tek vërtetimi që nuk janë të përjashtuar nga tenderët.

“Agjencia  e Prokurimit  Publik njofton  të gjithë operatorët  ekonomikë,  të cilët  përdorin Sistemin e Prokurimit  Elektronik, se:

Për   t’iu   ardhur në ndihmë operatoreve ekonomikë në lehtësimin e procedurave, në platformën e-Albania, e  cila administrohet dhe  zhvillohet nga Agjencia Kombëtare  e Shoqërisë   së  Informacionit, do të mundësohen si shërbime të reja elektronike procesi i regjistrim/ndryshim fjalëkalimi apo për pajisjen me vërtetim mospërjashtimi nga prokurimet.

Lexoni: Kosova i kërkon Apple të njohë kufijtë e saj

Konkretisht,  të gjithë operatorët  ekonomikë  pasi të identifikohen në platformën  e-Albania me anë të Nipt-it  të tyre  dhe  fjalëkalimit,  mund të aplikojnë në secilin nga shërbimet  e mëposhtme:

Regjistrimi  i Operatorëve  Ekonomikë në Sistemin e Prokurimeve  Elektronike; Ndryshim  Fjalëkalimi  në Sistemin e Prokurimeve  Elektronike; Vërtetim Mospërjashtimi  për Operatorët  Ekonomikë”, shrkuhet në njoftimin e APP.

Aktualisht në platformën e-albania ofrohen qindra shërbime për qytetarët dhe bizneset ndërkohë që një sërë shërbimesh u shtuan edhe si pasojë e pandemisë, ku distancimi fizik dhe kufizimi i lëvizjeve sollën nevojën e aplikimit të shërbimeve të reja online.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0