Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, me anë të një postimi në Facebook njoftoi se Parlamenti sot ka miratuar 5 ligjet e propozuara nga Këshilli i Ministrave.
Lexo: Rihapen aplikimet për ndihmën financiare të Paketës Nr.1 nga data 30 Prill deri më 5 Maj
Anila Denaj shkruan se: “Qeveria Shqiptare vijon punën për përmirësimin e kuadrit ligjor si një komponent i rëndësishëm i zhvillimit financiar dhe ekonomik të vendit në nivel afatmesëm”.
5 ligjet përfshinin:
- Akti Normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2020:
Siguron mbështetjen për 176 mijë qytetarë dhe biznese për situatën e shkaktuar nga COVID-19.
- Ligji për shërbimet e pagesave:
Siguron rritje të konkurrencës, përafrim me direktivat e BE-së, reduktim të kostove të transaksioneve, mbrojtje e mëtejshme e konsumatorëve, shërbime më transparente dhe zgjerim të potencialit për zhvillimin e teknologjisë inovatore financiare #FinTech.
- Ligji për Shoqëritë e Investimeve Kolektive:
Hapi i parë i Qeverisë drejt krijimit të një tregu funksional të kapitaleve në Shqipëri, që siguron liberalizimin e tregut të fondeve të investimeve, përafrim me direktivat e BE-së, mundësi të reja të financimit për biznesin shqiptar dhe zgjerim të bazës së investitorëve dhe mbrojtje të tyre
- Ligji për pyjet
Jep zgjidhje problemeve të lidhura me pronësinë e pyjeve, dhe përcakton kriteret për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e tyre.
- Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Huasë me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për Politikën për Zhvillim për aksesin e barabartë gjinor në mundësitë ekonomike:
Do të financojë dhe sigurojë rritjen e aksesit të grave në pasuri dhe tregun e punës dhe kuadrin e nevojshëm për një politikëbërje të informuar gjinore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto