Ministrja Manastirliu: Plani ynë për periudhën vjeshtë-dimër

Ministrja Manastirliu: Plani ynë për periudhën vjeshtë-dimër

Ministrja Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manasterliu, tha se ka filluar përgatitja për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit. Ajo apeloi  për respektimin e rregullave që parandalojnë përhapjen e COVID-19 duke theksuar se nëse ato respektohen nga të gjithë, do të jetë më e lehtë për ta kontrolluar situatën.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve ajo kujtoi se prej më shumë se 140 ditësh personeli shëndetësor po punon vazhdimisht, ndërsa njoftoi se ekspertët e shëndetësisë kanë përgatitur edhe planin se si do të menaxhohet periudha vjeshtë-dimër në vendin tonë.

Lexoni: OBSH paralajmëron: Mund të mos ketë kurrë një vaksinë

“Një betejë e gjatë ka filluar prej më shumë se 140 ditësh në spitalin infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Dhe puna e ekipeve heroike, të mjekëve dhe infermierëve tanë po shpëton me qindra jetë njerëzish. Mjekët e familjes gjithashtu janë duke ndjekur shëndetin e mbi 1 mijë qytetarëve të prekur nga Covid-19,” – tha Manastirliu.

Për planin e përballimit të pandemisë gjatë periudhës vjeshtë dimër, ministrja shpjegoi se po punohet për:

  • të fuqizuar kapacitetet spitalore në rrethe;
  • të fuqizuar kapacitetet testuese dhe vaksinuese për grup-moshat më të rrezikuara;
  • të krijuar skuadra të lëvizshme në Qendrën e Urgjencës Kombëtare;
  • të krijuar personel për spitalet COVID-3 dhe COVID-4;

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/663993024324649/

“Normaliteti i ri kërkon nga ne fare pak, shumë shumë pak! Të gjithë bashkë, duke respektuar rregullat e thjeshta, por jetëshpëtuese mund t’ia dalim! Asnjëherë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur! Filloje dhe ti nga vetja! Filloje sot,” – apeloi ministrja Manastirliu duke kujtuar mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancës fizike si masat kryesore parandaluese të përhapjes së infeksionit.

Tashmë kemi hyrë në muajin e gjashtë të pandemisë, në Shqipëri janë raportuar 5,620 raste me COVID-19, prej të cilave 3,031 kanë mundur të shërohen, 2,417 mbeten ende mbartës të virusit ndërsa 172 persona kanë humbur jetën.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0