Ministrja e Financave: Zhvlerësimi i euros solli uljen e borxhit publik dhe çmimet - Business Magazine Albania

Ministrja e Financave: Zhvlerësimi i euros solli uljen e borxhit publik dhe çmimet

Shqipëria pati rritjen e dyte më të lartë ekonomike në rajon vitin e kaluar, ndërsa të dhënat tregojnë se në tremujorin e parë të 2023 ekonomia po ecën ne drejtimin e duhur.

Në arkën e shtetit u mblodhën 11.7% më shumë të ardhura në tremujorin e pare të vitit ndërsa rënia e euros në kursin e këmbimit ka ulur në mënyrë të ndjeshme borxhin publik dhe çmimet sipas qeverisë.

Ka dikuar edhe kursi i këmbimit që ka pasur një vlerësim kundrejt euros, që është monedha kryesore e shkëmbimeve tregtare. Ka pasur ndikim në çmimet e importit dhe kanë peshën kryesore të inflacionit vendas. Në tremujorin e parë specifikisht të ardhurat kanë vijuar të rriten me ritme të përshpejtuar gjatë kësaj periudhe, në total 16.2 mld lekë, 11.7%, në krahasim me planin prej 3.67 mld.  Në tremujorin e parë, borxhi ndaj PBB ishte 63.27% të PBB nga 64.58% që ishte në fund të vitit 2022. Sipas strukturës, pesha më e madhe është në borxhin e jashtëm. Këtu dua theksoj dhe peshën e kursit të këmbimit. Borxhi është i identifikuar dhe marrë në euro, kursi euros ka sjell dhe një rënie të borxhit publik“- u shpreh ministrja.

Lexo edhe: Programet e punësimit/ Ibrahimaj: Do të zgjasë 6 muaj, përfitojnë të rinjtë 15-29 vjeç

Gjithashtu qeveria mund të ketë edhe një vendim për shkrirjen e bordit të hidrokarbureve.

“Situata e çmimeve në tregun e hidrokarbureve ka ardhur në normalizim. Po bëjmë të gjitha analizat që duhet, me qëllim që të shikojmë mundësinë për vijimin e ecurisë së këtij bordi. Mendoj që ka qenë një instrument që ka ruajtur mos rritjen dhe mbajtjen nën kontroll të çmimeve të karburanteve kur ka pasur luhatje të mëdha. Uroj që çmimet karburanteve të janë normalizuar, me qëllim që të dalim nga regjimi i bordit dhe i përcaktimit të çmimet dhe të rikthehemi në normalitet në përcaktimin nga tregu”-shtoi ministrja.

Ndërkohë ligji i bllokuar në kuvend për ndryshimin e pagave të punonjësve në administratën publike pritet të shtyhet me një muaj, ndërsa rritja mund të vijë në pagën e qershorit.

Në e-Albania gjithashtu do të hapen dhe aplikimet për subvencionimin e bizneseve që kanë kosto të shtuara nga rritja e pagës minimale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0