Ministrja e Ekonomisë: Do të vazhdojmë mbështetjen financiare për sipërmarrjet shqiptare - Business Magazine Albania

Ministrja e Ekonomisë: Do të vazhdojmë mbështetjen financiare për sipërmarrjet shqiptare


Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi gjatë një vizite tek një kompani private në Durrës, e cila operon në sektorin e prodhimit të materialeve të ndërtimit, shprehu bindjen se kjo qeveri është e vendosur të vazhdojë mbështetjen për sipërmarrjet shqiptare me mbështetje financiare, në formë granti apo kredie lehtësuese, pasi duke ndihmuar bizneset të rriten, forcojmë dhe ekonominë tonë.

Ministrja Ekonomi tha se Shqipëria është një vend ende në ndërtim, ndaj aktivitetet prodhuese në këtë drejtim janë të mirëpritura. Jo vetëm sektori i turizmit që ende ka nevojë për struktura të reja akomoduese, por dhe bujqësia ka nevojë për magazina grumbullimi, po kështu sektorët e tjerë.

Kompania private I.XH.E.M shpk ka marrë mbështetje financiare nga Linja e Kredisë së Programit Italo-shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, me vlerë 290 mijë euro, nëpërmjet bankës BKT. Falë këtij investimi kjo kompani ka realizuar shumë projekte të mëdha, dhjetëra objekte të përfunduara, mes të cilëve dhe mbikalimin e Unazës së Madhe, te Qyteti i Nxënësve.

burimi: scan-tv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0