Ministrja Denaj: fiskalizimi është një revolucion digjital për Shqipërinë - Business Magazine Albania

Ministrja Denaj: fiskalizimi është një revolucion digjital për Shqipërinë

fiskalizimi

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, zhvilluan në Prefekturën e Vlorës në prani edhe të prefektit Flamur Mamaj, një takim informues dhe ndërgjegjësues me përfaqësues të institucioneve publike, pjesë e procesit të të rëndësishëm.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Denaj tha se, fiskalizimi është pjesë e revolucionit digjital të shërbimeve që po ndërmerr qeveria shqiptare, me synim për të përmirësuar administrimin fiskal, të nisur që në vitin 2019, si një proces, i cili ka në themel faturën elektronike, në të gjitha transaksionet.

“Në frymë edhe të procesit po nisim një marrëdhënie informimi me institucionet publike. E nisëm nga Vlora, por do të jemi në të gjithë Shqipërinë gjatë gjithë muajit janar. Ky proces synon përmirësimin e informacionit, si dhe thjeshton operacionet.

Së pari, të gjitha marrëdhëniet do të jenë elektronike, pra të dhënat kryqëzohen në mënyrë të menjëhershme dhe në kohë reale në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Së dyti, fatura është elektronike dhe ajo do të ketë një përfaqësim të tre dimensioneve, marrëdhëniet biznes me entet publike, siç thashë filloi në datën 1 janar 2021, marrëdhëniet biznes me biznes apo të gjitha marrëdhëniet që kalojnë nëpërmjet sistemit bankar dhe siguron në 1 korrik të këtij viti dhe marrëdhëniet me qytetarët, marrëdhëniet kesh që fillon me 1 shtator.

Lexo: Qeveria rishikon Buxhetin 2020/ Fonde shtesë për pensionistët, ndihmën ekonomike, shëndetësinë dhe fusha të tjera

Përdorimi i portalit “Selfcare” apo “I vetëshërbimit” në formatin e reformës së fiskalizimit është një element shtesë, i cili duke qenë pa kosto do të ndihmojë biznesin e vogël si edhe të gjithë biznesin, për ata që do të jenë nga 1 shtatori të detyruar për të qenë pjesë e faturës elektronike dhe nuk do të thotë ndryshim rrënjësor i të gjithë formatit që aktualisht ekziston”, u shpreh Ministrja Denaj.

Ndërsa Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha në lidhje me kostot e këtij procesi, se si Ministria e Financave, ashtu edhe Administrata Tatimore vijojnë të kenë të njëjtin qëndrim.

“Reforma e fiskalizimit, ndryshimi i mënyrës së faturimit është një proces, i cili do të hapë tregun në përdorim të shumë prodhuesve të zgjidhjeve softuerike. Nga ana tjetër qeveria është kujdesur që për biznesin e vogël të mos kishte asnjë kosto shtesë”.

Takimet informuese do të vijojnë edhe në qytete të tjera, për të qartësuar çdo problematikë, por edhe për t’i bërë me dije avantazhet që sigurohen me modernizimin e formatit të raportimit me një teknologji të re dhe me shumë pak ose aspak efekte financiare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0