Ministrja Bilali njofton ndryshimet e reja ligjore: Një agjenci për start up-et do të krijohet për t’i ardhur në ndihmë sipërmarrësve të rinj - Business Magazine Albania

Ministrja Bilali njofton ndryshimet e reja ligjore: Një agjenci për start up-et do të krijohet për t’i ardhur në ndihmë sipërmarrësve të rinj

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, njoftoi se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar ndryshimi i ligjit për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve.

“Synojmë që edhe të rrisim eficencën e shpërndarjes së këtyre fondeve, por edhe të shkurtojmë kohën e disbursimit të granteve. Mendojmë që të dyja këto ndryshime do të përbëjnë një inovacion për sa i përket këtij target grupi që është me potencial të madh në Republikën e Shqipërisë”.

Me ndryshimet e bëra, nomadët digjitalë nuk do të trajtohen më si rezidentë tatimore.

Lexo edhe: Ligji i ri për start-upet. Lehtësohen kushtet për nomadët dixhitalë, krijohet një agjenci e re

“Ndryshimet ligjore bëhen kryesisht për efekt të përfshirjes së një koncepti, që janë nomadët digjitalë, që sipas ligjit njihen punonjësit lëvizës digjital.

Është iniciativë që është përqafuar nga shumë vende të botës. Në Shqipëri, janë rreth 100 nomadë që operojnë dhe nëpërmjet rregullimit ligjor, tashmë ata nuk do të konsiderohen rezidentë tatimor dhe do të kenë të drejtën që deri në një vit të punojnë nga Shqipëria për të gjithë botën”, shpjegoi Bilali.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0