Ligji i ri për start-upet. Lehtësohen kushtet për nomadët dixhitalë, krijohet një agjenci e re - Business Magazine Albania

Ligji i ri për start-upet. Lehtësohen kushtet për nomadët dixhitalë, krijohet një agjenci e re

njebriresh

Shqipëria ka shfaqur ambicien e saj për të tërhequr nomadët dixhitalë në një strategji të miratuar vitin e shkuar por ndryshimet e fundit në ligjin për mbështetjen dhe zhvillimin e star-up përforcojnë edhe më shumë këtë.

Ministria e e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes publikoi së fundmi për konsultim draftin e dakordësuar me disa palë lidhur me nxitjen e sipërmarrjeve inovative por edhe punonjësve të huaj lëvizës. Konkretisht në draftin e hedhur online bien në sy disa pika ku së pari ngritja e një agjencie të dedikuar mbi start up-et e cila është Agjencia Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve dhe Lehtësuesve apo STARTUP Albania.

Kjo agjenci do të jetë e ngarkuar direkt me monitorimin dhe asistemin e sipërmarrjeve të kësaj natyre ndërkohë që forma e organizimit të saj dhe detyrat do të përcaktohen me një vendim të veçantë. Relacioni që shoqëron draftin nënvizon se me përfshirjen e STARTUP ALBANIA si njësia menaxhuese dhe monitoruese e masave mbështetëse, roli i ministrit përgjegjës për sipërmarrjen është kufizuar në këtë drejtim.

Punonjësit lëvizës dixhitalë

Shumë punonjës të cilët janë të angazhuar me detyra që nuk kërkojnë prezencën në zyrë mund të bëjnë si shtëpi të tyre cilindo nga vendet që shohin të arsyeshëm dhe ekonomik. Destinacionet më të avantazhuar për të tërhequr këtë grup janë ato që kanë cilësi të mirë jetese dhe një kosto të ulët ndërkohë që potencialisht janë edhe vende me zhvillim turistik. Kroacia, Greqia janë disa nga vendet që kanë ofruar paketa të dedikuara për nomadët dixhitalë. Shqipëria po synon gjithashtu që të tërheqë këtë kontingjent dhe ndryshimet në ligjin për start-up prekin edhe këtë pikë.

Së pari ka ndryshuar termi nga nomad dixhital në punonjës lëvizës dixhital. Së dyti synohet që ky grup të lehtësohen nga barra fiskale duke mos u njohur si rezident tatimor.

“Ky ligj përcakton rregullat bazë, procedurat dhe organet shtetërore që rregullojnë, mbështesin dhe zhvillojnë ekosistemin e startup-eve të Republikës së Shqipërisë si dhe format e mbështetjes së punonjësve lëvizës digjitalë.

Në vijim, amendimet e propozuara ofrojnë masa mbështetëse për incetivizimin e veprimtarisë së punonjësve lëvizës digjitalë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Dispozitat e parashikuara që adresojnë çështjet e mësipërme janë:

Pas Nenit 5, “Format e mbështetjes së startup-eve”, shtohet Neni 5/1 me titull “Format e mbështetjes së punonjësve lëvizës digjitalë”, me përmbajtje si më poshtë:

“1. Punonjësit lëvizës digjitalë nuk do të konsiderohen rezident tatimor në Republikën e Shqipërisë.

2. Punonjësit lëvizës digjitalë pajisen me leje unike bazuar në ligjin “Për të huajt” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij” Argumentohet në relacion.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0