Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës shpall rrjetin e ri të linjave ndërqytetase të transportit - Business Magazine Albania

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës shpall rrjetin e ri të linjave ndërqytetase të transportit


Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në zbatim të ligjit nr. 10/2016, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, publikon Rrjetin e linjave ndërqytetëse, stacionet e qëndrimit dhe oraret për secilën linjë, që do tё fillojë të zbatohet në 1 Janar 2017.

Në kuadër te reformës në transportin ndërqytetës, rrjeti i ri i linjave është përcaktuar pasi ka kaluar procedurat e modelimit dhe të konsultimit me përfaqësuesit e bashkive respektive dhe shoqëritë që shërbejnë sot në transportin ndërqytetës. Konsultime që u zhvilluan për 6 muaj.

Po ashtu, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në zbatim të ligjit të mësipërm, ka hartuar Udhëzimin “Pёr kriteret, rregullat dhe dokumentacioni për lëshimin e liçencave dhe çertifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve me autobus brenda vendit”. Me udhëzimin e ri, është përcaktuar që gjithsej në tё gjithë vendin do të operojnë 326 linja ndërqytetëse, nga 588 që ishin më parë.

Në bazë të këtij udhëzimi, për linjat e rregullta ndërqytetëse, licenca/licencat, për çdo bashki, i jepen shoqërisë që e zotëron ose shoqërisë e re të krijuar nga grupimi i operatorëve ekzistues, të cilët kanë qenë të licencuar nga bashkia për një ose më shumë linja ndërqytetëse.

Operatorët e transportit të licencuar prej Bashkive, duhet të përfundojnë procedurat ligjore e financiare të bashkimit në një shoqëri të vetme, për t’u licencuar pa konkurrim, për të operuar në linjat ndërqytetëse të miratuara në rang bashkie.

Referuar numrit më të madh të numrit të linjave ndërqytetëse, përjashtim bën Bashkia e Tiranës, e cila do të ketë katër shoqëri transporti.

Shoqëritë e reja të transportit të krijuara nga bashkimi i atyre ekzistuese, duhet të sjellin dokumentacionin në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, brenda datës 30.09.2016.

Nëse operatoret/shoqëritë ekzistuese të transportit, nuk arrijnë me vullnetin e tyre të lirë të krijojnë shoqërinë e re, do të humbasin të drejtën e licencimit, dhe procesi i përzgjedhjes së shoqërisë që do të operojë në grupin e linjave të bashkisë përkatëse, do të përzgjidhet nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, nëpërmjet një procesi ankandi të hapur.

Kërkesë e rëndësishme është që bashkitë të përcaktojnë vendodhjen e termineleve të autobuzëvë në zbatim të nenit 21/1 të ligjit nr10, 2016.

 

E domosdoshme është gjithashtu që shoqëritë që do të licensohen, të rinovojnë 20 % të flotës së tyre të autobuzëve gjatë vitit të parë licensës, edhe gjatë 2017.

Kjo reformë e rëndësishme në transportin ndërqytetas do të sjellë cilësi në shërbim dhe më shumë siguri për udhëtarët.

 

 

 

 

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0