Ministri Panariti viziton serat me ngrohje në Lushnjë

Ministri Panariti viziton serat me ngrohje në Lushnjë


Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti, vizitoi sot serat me ngrohje në Lushnje, një investim i suksesshëm i fermerit Altin Avdurramani, subvencionuar nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR).

Ai u njoh nga afër me prodhimet dhe teknikat që përdorin fermerët e zonës në prodhimin bujqësor si dhe me interesin që kanë ata për të implementuar teknologjitë izraelite, si lider në prodhimet e sera.

“Këto janë sera me teknologji të lartë, sipas modelit izraelit, që prodhojnë produkte bujqësore cilësore dhe me standarde, që gjenerojnë të ardhura dhe vende pune” u shpreh ministri Panariti, ndërsa theksoi se, prodhimi bujqësor në sera mund ta kthejë Shqipërinë, të arrijë të jetë një faktor i rëndësishëm në prodhimin e perimeve por dhe eksportet në tregjet evropiane.

Në këtë kontekst, vijoi kreu i Bujqësisë, do të garantojmë farat dhe fidane me cilësi të lartë për të patur produkte bujqësore te standardizuara.

Vetëm në Lushnje, theksoi ai, sipërfaqja e serave është shtuar këtë vit me 7% duke arritur 473 ha në total, ndërsa modelin e prodhimit në sera synojmë ta zgjerojmë në mbarë vendin. Fermeri Avdurramani, është përfitues i skemës së mbeshtetjes nga AZHBR në masë 60% të investimit prej 100000 euro.
Ndërsa ka mëse dy vjet që Ambasada Izraelite në Tiranë dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, kanë bërë përpjekje për të orientuar investimet në sektorin bujqësor që është një sektor primar për vendin tonë.

Ambasada e Izraelit prej vitesh asiston me specialistë dhe mbështetje realizimin e investimeve në fushën e bujqesisë në Shqipëri. Duke vlerësuar rëndësinë e sektorit të bujqësisë në ekonominë e vendit, dhe teknologjinë moderne izraelite në këtë sektor, Ministria e Bujqësisë po mbështet bashkëpunimin me asistencë teknike izraelite në zhvillimin e bujqësisë shqiptare. Serat po tërheqin vëmendjen kryesore të investitorëve. Investime të huaja apo vendase janë orientuar drejt perimeve të freskëta dhe statistikat tregojnë se sektori i perimeve ka një rritje të vrullshme.

Eksportet e perimeve të prodhuara në sera veçanërisht në ato me ngrohje (duke shfrytëzuar sezonalitetin) kanë pësuar rritje të madhe nga viti në vit me anë të të cilave shfrytëzohet në mënyrë optimale avantazhi krahasues (hershmëria) që ka vendi ynë në prodhimin e perimeve në këto mjedise. Teknologjia moderne në sera ofron mundësi për mbjellje gjithe vitin dhe zgjatjen e sezonit në rritje, duke i siguruar kushte optimale nga ekstremeve të pashpjegueshme të motit.

Ministri Panariti, gjatë vizitës së tij në qëndrat e prodhimit bujqësor në qytetin e Lushnjes, që konsiderohet edhe si zona më potenciale bujqësore e vendit, u ndal dhe vizitoi edhe kompanianë “ALB GESA”, një prej thertoreve me standarde bashkohore.

Në këtë thertore të financuar nga AZHBR dhe BE kryet cikli i mbyllur nga thertorja në tavolinë”-vlerësoi ministri ndërsa theksoi se, “Do të mbyllim të gjithat thertore të pa linçencuara për të garantuar sigurinë ushqimore të kosumatoreve”. Investimi total i kësaj qendre arrin në 1 milion euro, me kapacitet 50 gjedhë/orë. “Mbështetja e projekte ambicioze, që krijojnë një treg modern të tregtisë së gjesë së gjallë në ketë zonë është synimi ynë,” tha ministri Panariti.

/Balkanweb/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0