Ministri Italian nxjerr "jashtë" Musk dhe Zuckenberg. Mes tyre një telefonatë e gjatë - Business Magazine Albania

Ministri Italian nxjerr “jashtë” Musk dhe Zuckenberg. Mes tyre një telefonatë e gjatë

Ministri i Kulturës në Itali Gennaro Sangiuliano thotë se ka patur një bisedë të gjatë telefonike me Elon Musk, të cilin e ka informuar se ndeshjen e boksit të supozuar kundër Mark Zuckerberg nuk do e zhvillojnë në Romë.

Ishte ideja e Musk që ndeshja të zhvillohej në një skenë romake, dhe të transmetohej drejtpërdrejt dhe falas në rrjetin social ish-Twitter, tashmë të njohur si “X”.

Por ministri italian duket se ia ka prerë shpresat. Sangiuliano gjithashtu thotë se dy spitale pediatrike në Itali do të marrin një donacion të madh, pa qenë nevoja për të ardhurat e ndeshjes së dy titanëve të teknologjisë.

“Bisedë e gjatë dhe miqësore me Elon Musk mbi një ngjarje të madhe të evolimit historik. Ajo nuk do të mbahet në Romë. Do të ketë një donacion të madh për dy spitale të rëndësishme pediatrike italiane për forcimin e strukturave dhe kërkimit shkencor për të luftuar sëmundjet”, shkruan ministri italian Sangiuliano.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0