Në një postim në Facebook, Ministria e Financave dhe Ekonomisë njoftoi, se Kuvendi i Shqipërisë diskuton dhe ratifikon Protokollin Shtesë për Tregtinë në Shërbime, duke lehtësuar tregtinë dhe zgjeruar mundësitë për investime.
Lexo: Luftë kundër informalitetit në kohë krize
Me ratifikimin e këtij protokolli:
- mundësohet lëvizja e lirë e personelit të kualifikuar shqiptarë, për të kryer aktivitete konsulence në vendet e rajonit dhe anasjelltas,
- bëhet e mundur që kompanitë shqiptare të hapin degët e shoqërive te tyre në rajon, duke mundësuar transferimin e teknologjisë dhe njohurive,
- nxitet tregtia elektronike ndër-rajonale, me rëndësi të veçantë në kohën e distancimit social, nga COVID 19.
Nxitja e tregtisë në shërbime hap dyert për integrimin ekonomik, ofron mundësi të reja zhvillimi për profesionistët e lirë dhe kompanitë shqiptare, si bazë për arritjen e objektivave të zhvillimit dhe rritjes ekonomike në rajon.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto