Mimoza Thaqi, sipërmarrësja dhe folësja motivuese nga Maqedonia e Veriut - Business Magazine Albania

Mimoza Thaqi, sipërmarrësja dhe folësja motivuese nga Maqedonia e Veriut


 

Sipërmarrëse dhe folëse motivuese, Mimoza Thaqi po nxit njerëzit në Maqedoninë e Veriut të shohin pozitivisht dhe të marrin më të mirën nga jeta e tyre. Uji dhe trajnimet për zhvillim personal janë ato me të cilat Mimoza kontribuon në shoqëri. Por, si ia nisi ajo, çfarë ka ndikuar dhe si po i zhvillon misionet e saj?  

Kur keni filluar të merreni me motivim?

Motivimi, inspirimi është pjesë e jetës sime që kur isha shumë e re. Babai im lexonte revista në gjuhën boshnjake ku kishte artikuj që i përkisnin atëherë shqisës së gjashtë dhe që shumë pak e kuptonin. Ai gjithnjë më fliste që të marr rrugën e biznesit, sepse ndryshe më thoshte do të ngelesh me një rrogë dhe do të vuash kështu si ne. Prindërit kanë punuar si mësues në fshat. Nëna ime vinte nga qyteti e inspiruar nga Libri “Afërdita në Fshat”, nga ku u motivua që të përhapë emancipimin dhe edukimin.

E rritur në këtë frymë, kur u martova me Avni Thaqin dhe kishim kushte shumë të vështira jetësore u punësova në një kompani private. Diçka brenda meje gjithnjë më fliste se nëse qëndron në rrugë të duhur do të arrish shumë sukses. Nuk e kuptoja këtë thirrje që më fliste nga brenda, nuk e dija çfarë ishte derisa hasa në disa libra të vegjël të Hary Box, si të jetosh i lumtur dhe si të arrish sukses. Aty gjeta përkrahjen e zërit nga brenda, aty e pashë se nuk isha e vetme në këtë botë, se shumë njerëz të suksesshën në planetin tokë kishin nisur nga asgjëja dhe kishin krijuar pasuri marramendëse. Po, fillova t’i besoj zërit tim dhe dhashë dorëheqje nga puna. Me ndihmën e babait dhe një shokut të tij hapëm një librari dhe punuam bashkë me bashkëshortin, të cilin e kam përkrahësin kryesor dhe nuk ndalova së lexuari. Por, libri që ka ndryshuar totalisht jetën time ka qenë “Mendo dhe Pasurohu” nga Napoleon Hill. Aplikimi i mësimeve të tij më solli biznesin dhe pasuritë që kërkoja. Unë arrita të kem jetën që as në ëndërrat më të bukura nuk kisha mundur të imagjinoj.

Çfarë shikoni si më të rëndësishme tek njerezit për t’u zhvilluar dhe si i motivoni ju ata?

Arritja deri tek pikëkthesa tjetër jetësore ishte zona e rehatisë, e cila të kaplon pasi ti arrin milionin e parë. Fillon të të hyjë vetja në qejf dhe mendon se ke kapur tani vazon e floririt që qëndron peng në qiell. Fillojnë të të mbizotërojnë pastaj mendimet negative, futen tek ty mendimet e masës, dituria konvencionale dhe vazhdon duke fajësuar, harron nga ku nise, çfarë besove, si i aplikove disa mësime dhe jo të gjitha që shkruhen në libër. Këto përplasje të mëdha me veten ishin për të zgjedhur një rrugë ndryshe. Por cila ishte ajo, as nuk ia kisha idenë. Sekreti fliste për ligjin e tërheqjes dhe se ne tërheqim në jetë atë që mendojmë. Unë mendoja negativisht në pjesën më të madhe të kohës dhe kisha frikë se po shkatërroja jetën time. Lexoja libra, por nuk më ndihmonin më, derisa gjeta një program të cilin ndoqa duke udhëtuar në SHBA në seminare të ndryshme që i dhanë jetës sime një kuptim tjetër.

Lexo: Rruga drejt Suksesit po përshkohet nga mijëra shqiptarë

Pasi e pashë se çfarë na mungon neve këtu vendosa që mësimet që i mora për vete t’i ndaj me të tjerët. Kështu fillova rrugën time të ndihmoj të tjerët me Klubin “I am Power” dhe përkthimin e librave të tjerë të Napoleon Hill. Gjatë këtij procesi gjeta lumturinë për veten.

Cilët janë folësit motivues dhe trajnerët që ju ndiqni?

Folësi motivues dhe sipërmarrësi që ndikoi të ndryshojë jetën time ishte dhe është akoma Kevin Trudeau. Ai më dha recetën e jetës së lumtur dhe të suksesshme me të gjithë përbërësit që mungonin në çdo libër që kisha lexuar. Është shumë e rëndësishme nga kush mësojmë dhe cilin dëgjojmë. Ne shqiptarët jemi me fat që mësimet e duhura erdhën së pari te ne dhe kemi nga kush të mësojmë. Si shembull është sipërmarrësi shumë i suksesshëm z. Vasil Naçi, i cili të shfaq rrugën e tij si në librat që ka shkruar edhe në seminarin “Rruga drejt Suksesit” që e mban çdo vit. Ështe edhe Behxhet Pacolli, i cili në seminarin që organizoi “I am Power”, lidershipi i fuqishëm shfaqi shumë sekrete që e bënë atë një magnat të suksesit dhe humanizmit. Këshilla ime për të gjithë është, kujdes çfarë librash lexoni dhe nga kush mësoni!

Cilat janë planet tuaja në fushën e motivimit dhe trajnimeve?

Seminari i fundit nga Vasil Naçi për mua ka qenë pikëkthesa e 3-të jetësore. Aty unë mora një vendim madhor dhe tani merrem me një projekt, të cilin pasi të përfundojë, shumë çelësa do të hapen për motivimet e ardhshme. Seminaret që organizoj apo informacioni që ndaj janë të lidhur ngushtë me hapat në jetën time private dhe atë të biznesit. Ndaj dua që informacioni i saktë të shkojë te ata që më ndjekin.

Mësimet që ndaj duken të thjeshta, por nuk janë të lehta. Ata që e kuptojnë këtë fjali veç kanë arritur atë që dëshiruan. Unë Krijoj Lider e Jo Ndjekës. Kjo karakterizon motivimin tim.

Folët edhe për sukseset tuaja në sipërmarrje. Si e keni zhvilluar dhe në ç’fazë jeni aktualisht?

Biznesi im aktual është, fabrika për mbushje të ujit “I am Water Scardica”. Ujë nga bjeshkët e Sharrit dhe karakterizohet me përbërësit që e rendisin në Top 10 Ujërat më të mirë në Botë, duke fituar edhe çmim ndërkombëtar në Bruksel. Përveç kësaj në etiketën e ujit, kam vendosur pohimet më të fuqishme, sepse uji ka memorje dhe përçon energjinë. Këtë e ka zbuluar shkencëtari Japonez Masaro Emoto. Duke ngjitur fjalë të bukura në shishet e ujit, krijohen kristale të bukura dhe e kundërta.

Në formën që unë zbulova kam vendosur të jap shërbimin tim për botën dhe nuk do të ndaloj deri në arritjen e qëllimit tim madhor, sepse një njeri me përkushtim mund të ndryshojë botën.

Dhe nëse dikush tjetër mundet pse jo edhe ti?!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0