Miliona telefonë të vjetër, laptopë dhe pajisje smart mund të ndalojnë së punuari për këtë arsye të çuditshme - Business Magazine Albania

Miliona telefonë të vjetër, laptopë dhe pajisje smart mund të ndalojnë së punuari për këtë arsye të çuditshme

pajisje smart

Lidhshmëria me internetin në pajisjet më të vjetra të teknologjisë dhe pajisjet inteligjente mund të ndalojë së funksionuari pasi skadon një certifikatë kryesore dixhitale e kërkuar për të hyrë në website.

Let’s Encrypt, një organizatë jofitimprurëse që është lëshuesi më i madh i certifikatave dixhitale, e cila kodon dhe mbron lidhjen midis pajisjeve dhe website-ve në internet, do të detyrohet të skadojë një nga certifikatat e saj më të njohura dixhitale, IdentTrust DST Root CA X3, në 30 shtator.

Kjo do të thotë që disa telefona, kompjuterë, tastierë për video-lojëra, pajisje të mençura dhe pajisje “Internet of Things” të blera para vitit 2017 që përdorin certifikatën dixhitale Let’s Encrypt, dhe nuk kanë përditësuar softuerin e tyre që atëherë, mund të përballen me probleme të rëndësishme lidhur me internetin.

Problemi do të prekë kryesisht pajisjet e njohura, të tilla si iPhone që përdorin iOS 9 dhe më poshtë, telefonat Android që funksionojnë nën softuerin 2.3.6, kompjuterët Windows që punojnë me softuer para XP SP3, tastieat e lojërave PS3 dhe PS4 të Sony dhe Nintendo 3DS.

Lexoni: Dikush fiku njoftimet e telefonit për një javë dhe ja çfarë ndodhi

Ky problem ka rënë për shumë prodhues, përfshirë kompanitë Big Tech, si Apple, Google, Sony dhe Microsoft, asnjëra prej të cilave nuk ka bërë njoftime për klientët në lidhje me problemet e mundshme.

Kjo është një nga certifikatat e para kryesore dixhitale që skadon që nga ardhja e internetit në vitet 1980. Prandaj, nuk ka mënyrë se si të zgjidhet problemi përveç përditësimit të softuerit në pajisje.

Shumë kompani teknologjike, siç është Apple, nuk u premtojnë përdoruesve një përvojë të qetë për klientët pasi ata kanë në pronësi një pajisje për disa vjet.

Disa kompani kanë qenë proaktive në lidhje me edukimin e klientëve për këtë problem, dhe disa kompani nuk i bënë detyrat e shtëpisë dhe presin që klientët ta kuptojnë vetë nëse problemet fillojnë të shfaqen në pajisjet e vjetra.

Edhe pse ekziston një rrezik domethënës që miliona pajisje të mos punojnë, disa ekspertë të sigurisë në internet thonë se mund të ndikojë në çdo pajisje në mënyra të ndryshme.

/washingtonexaminer

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos ndiq pararatë, ndiq pasionin.”
— Tony Hsieh
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0