Migracioni, një tematikë që zgjon interes dhe nxit debat


Konferenca Ndërkombëtare mbi Migrimin e Forcës së Punës dhe Qytetarinë Industriale ishte eventi i parë i bazuar në projektin “Qytetaria Industriale dhe Migracioni nga Ballkani Perëndimor: Migrimi nga Shqipëria dhe Kosova drejt Greqisë, Gjermanisë dhe Zvicrës” (ICM), një projekt i Programit Rajonal për Promovimin e Kërkimeve, i financuar nga Universiteti i Fribourg-ut në Zvicër.

Qëllimi i kësaj konference është të nxisë debatin mbi çështje të rëndësishme siç është migracioni. Gjithashtu propozon të stimulojë studime që angazhohen me transformimet aktuale të Ballkanit Perëndimor, tregun Europian të punës, kuptimin dinamik të “emigrantit” dhe integrimin e tyre në tregun e punës dhe në shoqërinë pritëse të ndikuara këto edhe nga kriza globale ekonomike dhe politikat shtrënguese. Duke pasur parasysh larminë e temave dhe debatet e pasura akademike shpresojme që konferenca i sherbeu këtyre qëllimeve.

ICM-konferenca-Migracioni-qytetaria-industriale-Erka-Caro-6

Konferenca tërhoqi një numër të lartë të pjesëmarrësve dhe prezantoi projekte hulumtuese shkencore shumë interesante në fushën e migracionit si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Nga një numër të konsiderueshëm i abstrakteve të paraqitura, komiteti shkencor përzgjodhi 43 prezantime të shkëlqyera që janë ndjekur nga më shumë se 80 akademikë dhe 120 pjesëmarrës të ftuar që erdhën nga 14 vende të ndryshme në mbarë botën. Interesi i treguar për pjesëmarrje në këtë konferencë si edhe cilësia e hulumtimeve ishte një tregues i suksesit dhe dëshmon që tema të tilla, sic është migrimi, janë të një rëndësie të lartë duke shërbyer për të ofruar një mundësi të mirë për shkëmbime dhe network shkencor.

ICM-konferenca-Migracioni-qytetaria-industriale-Erka-Caro-8

Konferenca u organizua më datat 13 dhe 14 Nëntor 2015 në Universitetin e New York në Tiranë (UNYT). Konferenca u hap me fjalët përshendetëse te Rektorit të UNYT, Prof. Fatos Tarifa, të koordinatores së projektit kërkimor ICM dhe organizatores së konferencës Dr. Erka Çaro si dhe dhe nga përfaqësuesi i Universitetit të Friburgut dhe RRPP, Dr. Magdalena Solska.

Dita e parë e konferencës u strukturua në formën e një seancë plenare, moderuar nga Dr. Mimoza Dushi, koordinatore partnere e projektit hulumtues ICM. Tematika e seancës plenare ishte çështja e migracionit të punës dhe qytetarisë industirale: identitet dhe zhvillim, e parë kjo nga tre perspektiva të ndryshme e ndarë posaçërisht në tre panele të njëpasnjëshme. Në panelin e parë diskutuan Z.Valon Murati, Ministri i Diasporës, Kosovë; Dr. Elona Gjebreja, Zëvendësministre e Punëve të Brendshme në Shqipëri dhe Z. Helmut Hoffmann, Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri. Të tre panelistët prezantuan pikpamjet e tyre mbi kontributet që ata dhe institucionet e tyre kanë bërë në trajtimin e çështjes së migracionit, diasporës, dhe kthimit të migrantëve dhe së fundmi edhe çështjen e azilkërkuesëve nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe valët e reja të migrimit.

ICM-konferenca-Migracioni-qytetaria-industriale-Erka-Caro-5

Paneli i parë u pasua nga një panel i akademikëve të njohur në fushën e studimeve të migrimit. Referuesit kryesorë në konferencë ishin Nathan Lillie, Profesor i Politikës Sociale, Universiteti Jyväskylä, Finlandë; Russell King, Profesor i Gjeografisë, Universiteti i Sussex, Britani e Madhe; Ajay Bailey, Asistent Profesor në Studime të Popullsisë, Universiteti i Groningen, Holandë dhe Marc Hill, Asistent Profesor në Studimet mbi Migrimin dhe Edukimin, Universiteti i Innsbruck, Austri. Referuesit e nderit ofruan prespektivën e tyre mbi tema të tilla si emigrantët e punës dhe qytetaria industriale, migrimi dhe neksusi i zhvillimit, migrimit shqiptar nën dritën e krizës globale ekonomike, çështjet metodologjike në hulumtimin e migrimit dhe çështjet teorike në inkuadrim pas migrimit. Dita e parë e konferencës u mbyll nga rrëfimet dhe përvojat e dy emigrantëve, z. Faton Topalli dhe z. LulzimVoca. Ata ndanë me audiencën përvojat e migrimit të tyre, trajektoret, vështirësitë por edhe suksesin si emigrantë.

ICM-konferenca-Migracioni-qytetaria-industriale-Erka-Caro-4

Dita e dyte e konferencës ishte nje maratonë prezantimesh e ndarë në panele paralele duka ofruar prespektiva të ndryshme, duke zgjuar debat dhe duke trajtuar çështet dhe temat mbi : Perceptimet e migrantit: Ndikimet e migracionit; Trendet e Migracionit në Ballkan; Mobilizimin në Sindikata; Migracionin e Kthimit dhe ri-integrimi; Diaspora, Remitancat Financiare dhe Sociale; Gjinia dhe Migracioni; Ndikimi Social, Ekonomik, Politik i Migrimit të brendshëm dhe të jashtëm. Panelet u moderuan nga studiues të njohur të fushës si Prof. Russell King, Prof. Nathan Lillie, Prof. Maurizio Ambrozini, Prof. Asoc. Juna Miluka, Dr.Mimoza Dushi, Dr. Veronica Duci, Dr.Marsela Dauti, Dr.Mirela Arqimandriti, dhe Dr.Erka Çaro.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale