Lulzim Voca – Takim me Sipërmarrësin e suksesshëm shqiptar në Finlandë » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 28/10/2015

Lulzim Voca – Takim me Sipërmarrësin e suksesshëm shqiptar në Finlandë

Share
nga Admin
Tet 28, 2015
Business Magazine Albania constitutes an online periodical publication of business related articles. It is the first of
lexo me teper >

Kush është Lulzim Voca? 
Vendlindja: Mitrovicë
Mosha: 40 vjeç
Viti kur emigroi në Finlandë: 1992
Fusha e Ekspertizës: Menaxhim Restorante / Gastronomi

Takim me shqiptarin që jeton prej vitit 1992 në Jyvaskula, Finlandë. Aktualisht ai është anëtar i bordit në komunën e Juvaskula-s dhe është kandiduar për deputet nga partia konservatore në zgjedhjet e vitit 2011.
Rrugëtimi i tij drejt sipërmarrjes dhe integrimi me dinjitet i tij dhe familjes në një shoqëri paksa të vështirë për tu integruar edhe nga vetë europianët.
Lulzim Voca, është personi të cilin e njohin pothuajse …


i gjithë qyteti i Jyvaskula-s, ku ai banon prej rreth 23 vitesh. Ai është personi ku virtyti i mipritjes shqiptare ka zënë vend dhe qindra qytetarë shqiptarë që kanë vizituar Finlandën kanë pasur rastin ta provojnë këtë. Ai drejton një restorant, në qendër të qytetit të Jyvaskula prej 7 vitesh tashmë. Sapo futesh tek Cafe Voca, mund të dallosh një klimë ngrohtësie, disi ndryshe nga ajo e zakonshmja në një vend të ftohtë siç është Finlanda.
“Päivaä, kiitos, mirëdita dhe falemnderit”, – janë fjalë që i dëgjon pothuaj gjithë kohës në komunikimin e stafit të shërbimit të shoqëruara me buzëqeshje të sinqerta. Ne patëm fatin dhe kënaqësinë të takojmë Z. Lulzim Voca, emigrantin nga Prishtina, ardhur në Finlandë në vitin 1992, që tashmë është një nga personat më të nderuar nga Bashkia e Jyvaskula-s për kontributin e tij qytetar në këtë bashki si edhe njëkohësisht si sipërmarrës i suksesshëm në fushën e shërbimeve dhe gastronomise.

sipermarres-shiptar-ne-bote

Përse vendosët të emigronit në vitin 1992, dhe përse ne Finlandë? Çfarë kërkoje në Finlandë?
Në vitin 1992 kur filloi sërisht dhuna dhe terrori serb mbi shqiptarët. Kështu që u detyrova të largohem nga vendlindja dhe të emigroj në Finlandë si shumë të rinj shqiptarë.
Ishte Fnlanda zgjedhja ime për emigrim pasi asokohe flitej se ky vend pranonte emigrantë. Ajo që kërkoja në atë kohë ishte veç siguria për të jetuar, por ideologjija ime për një Kosovë të lirë s’u ndal kurrë ashtu si tek shumë shqiptarë anembanë botës.
Kujtoj që ishte koha që autoritetet serbe rekrutonin ushtarë dhe i nisnin në luftën me Kroacinë. Mendova të largohem veç për 3-4 muaj dhe më pas të kthehesha, sa të shikoja gjendjen dhe situata të qetësohej.

Cila ishte puna juaj e parë dhe në cilin profesion? Keni ndërruar shumë vende pune gjatë këtyre viteve? Si ishte të integrohesh në një shoqëri të tillë si Finlanda?
Pasi e kreva një kurs për gjuhën Finlandeze, kërkova pune në profesionin tim si teknik makinerie, por ishte shumë e vështirë.
Atëherë kërkova veç një punë dhe puna ime e parë ishte në qeverinë krahinore të mesit të Finlandës ku edhe vura kontaktet e para me shumë personalitete zyrtarë të Finlandës. Fillova të punoj si kamarier dhe hap pas hapi mora përgjegjësi më të mëdha si shef i shërbimit. Integrimi im ishte shumë i shpejtë në shoqërinë Finlandeze edhe pse ishte shumë i vështirë. Finlandezët ishin një shoqëri shumë e konservuar në atë kohë.
Kjo periudhë në atë punë zgjati nga viti 1993-1996. Më pas në vitin 1996 shkova tek “Elonen”, një fabrikë ëmbëlsirash finlandeze, si shef shërbimi dhe pas disa kohësh u bëra menaxher i njërës prej pikave të tyre. Aty pata mundësinë të punoj me profesionistë të vërtetë në biznes gastronomie dhe mësova shumë.
Në vitin 2005 u shpërbleva me një çmim si menaxher më i mirë i shërbimeve për restorante në Finlandë, nga shoqata e Gastronomisë dhe Shërbimeve. Ceremonia u mbajt në Universitetin e vjetër të Helsinkit dhe ishte shume emocionuese nderimi në një mbrëmje Gala. (fotografia perkatese)
U dhane çmime për 13 profesione të ndryshme, nga polici më i mirë, mësuesi më i mirë etj. Rreth 5-6 muaj isha nëpër faqet e para të gazetave me pozitivitet.
“Këtë u përpoqa ta shfrytëzoja si publicitet pozitiv për të nisur sipërmarrjen time.”sipermarres-shiptar-ne-bote-3
Në vitin 2006 vendosa të hap një kafeteri timen me emrin Cafe Voca. Atë kohë nuk kishte shumë lokale, ishin veç 4 kafe të tilla në qytet. Madje kjo lloj kafeterie ishte disi më europiane ku shërbehej edhe kafeja ekspres. Në përgjithësi nuk e përdornin këtë tip kafeje pasi përdornin kafen tradicionale finlandeze. Edhe kultura e frekuentimit dhe qëndrimit në lokale nuk ka qenë e përhapur këtu. Madje as tani nuk është shumë, ata shpenzojnë një kohë mjaft të shkurtër në lokal në krahasim me ne shqiptarët apo edhe pjesa tjetër e Europës.
E kisha si prioritet të hapja një sipërmarrje timen. Në proçedurat për leje pune dhe gjëra të tilla kishte shumë vështirësi, kryesisht burokratike. Megjithatë më ndihmoi shumë vlerësimi për punën që kisha bërë dhe çmimi i marrë, pasi finlandezët më hapën dyert dhe në sajë të kësaj. Ata janë të ftohtë fillimisht megjithatë kur krijon marrëdhëniet e pastërta dhe të sinqerta dinë të ofrojnë mbështetjen e tyre shoqërore.
Ne lokal angazhova fillimisht 5 punëtorë në funksion të biznesit. Në vitin 2007, mora edhe vëllain tim nga Prishtina për të ardhur me vizë pune të punonte në lokal.
Cafe Voca ishte sukses ndaj ne vitin 2010 u shpërblyem si kafeteria më e mirë e qytetit të Jyväskylä nga një konkurs i organizuar në median lokale ku votonin qytetarët. (Foto gazetës)
Në vitin 2010 hapa edhe një restorant tjetër dhe më pas pata idene për tu bërë bashkë-aksioner me ish punëdhënësin tim Finlandez. Ndërkohë punuam së bashku për të drejtuar 14 restorantet tek të cilat Fabrika e ëmbëlsirave ofronte produkte. Asokohe menaxhoja një staf punëtorësh prej 70 personash, të gjithë finlandezë. Hapëm 8 restorante / ëmbëltore të reja me produktet e prodhuara nga fabrika, gjatë kësaj periudhe nën drejtimin tim dhe rezultuan të suksesshme dhe vazhdojnë të tilla edhe sot e kësaj dite.


sipermarres-shiptar-ne-bote-2Ju keni pasur edhe një angazhim në politikë vitet e fundit. Si arriti një emigrant shqiptar të kandidohej për zgjedhje në Finlandë?

Në vitin 2011 më kontaktoi ministri i jashtëm i Finlandës (i cili më vonë u bë kryeministër) së asaj kohe, Alexander Stubb, i cili ishte një kontakt i krijuar nga puna e mëparshme në qeverinë lokale të mesit të Finlandës. Ai më ftoi disa herë për të kandiduar si kandidat për deputet në zgjedhjet e atij viti. Ishte një nderim për mua dhe një garë e bukur.
Ndërkohë angazhimi im politik është në bordin për shërbime publike në komunën e Jyväskyla-s.

Përse zgjodhët të punonit në sektorin e shërbimeve dhe gastronomisë?
Besoj se nuk bëra një zgjedhje fillestare dhe e ndoqa, ishte ecuria ime në punë dhe aktiviteti i përditshëm që më orientuan drejt kësaj zgjedhje.

Të jesh i huaj dhe në të njëjtën kohë sipërmarrës në Finlandë, çfarë do të thotë? Ka paragjykime apo vështirësi nga vendasit? Si je përballur me këtë?
Paragjykimet ekzistojnë gjithmonë edhe pse kam 23 vjet që jetoj këtu. Kryesisht e kanë njerëzit që nuk të njohin. Finlandezët e kanë si veti të natyrës së tyre; Nëse nuk të njohin ruajnë distanca.
Ka pasur raste që klientë të ndryshëm, edhe pse me sjellje të mirë, në mënyrë diplomatike, ngacmonin duke më pyetur:
“A ke ardhur për tu punësuar këtu?”
Ndërsa unë me të qeshur i përgjigjesha: “Jo. Kam ardhur si sipërmarrës për tu hapur vende pune finlandezëve”.
Megjithatë të them të drejtën pata fat që krijova marrëdhënie shumë të mira, qoftë në sajë të aktivitetit tim të të punës ashtu edhe me rolin tim në qeverinë lokale. Më ftojnë pothuajse në çdo rast feste apo aktiviteti, si edhe ministrat apo deputetët e Jyvaskula-s vijnë shpesh dhe organizojnë aktivitetet e tyre në Cafe Voca. Kjo më ka pozicionuar mirë në shoqërinë finlandeze dhe ndihem i kënaqur me këtë Integrim.
Por kjo nuk do të thotë asimilim.
E kam pasur pikë të dobët problemin e asimilimit. Mbaj lidhje shumë të ngushta me familjarë në Kosovë e Shqipëri, dhe në familjen tonë komunikojmë dhe sillemi Shqip. Unë jam i martuar me Violetën dhe kemi 3 fëmijë, Albinën 17 vjeç, Arbnorin 15 vjeç, dhe Rinesën 11vjeç. Ndihem mirë si një baba krenar, pasi edhe pse të gjithë fëmijët tanë kanë lindur në Jyvaskyla, flasin shumë mirë gjuhën shqipe.

 A njihni sipërmarrës te tjerë shqiptarë të cilët punojnë në Finlandë? Janë të suksesshëm? Kanë shqiptarët ndonjë karakteristikë të cilës mund ti atribuohet suksesi në biznes?
Po njoh mjaft shqiptarë në Finlandë dhe shume prej tyre janë sipërmarrës. Madje dua të theksoj se që nga viti i shkuar jam takuar në Unionin Shqiptar të Biznesit me shumë të tjerë dhe jemi bërë bashkë duke forcuar lidhjet. Unë njoh prej kohësh dhe shumë shqiptarë të tjerë, sidomos për arsye se kemi ardhur pothuajse në të njëjtën kohë. Them që ka mjaft sipërmarrës të suksesshëm. Shqiptarët këtu nuk kanë mbetur në rolin e punëtorëve të krahut por kane ecur me këmbëngulje dhe janë kthyer në sipërmarrës që operojnë në Finlandë por edhe në vendet e tjera të Europës.
“Shqiptari rrezaton kur ndodhet jashtë vendit” – shqiptarët pra bëhen më të njohur jashtë vendit amë dhe nuk e dimë arsyen pse në vendin e tyre nuk arrijnë aq shumë. Kjo mbase nga dëshira dhe egoja për të bërë më shumë në krahasim me vendasit. Jemi si popull qe integrohemi shumë mirë jashtë pasi në vendet tona duket se mungojnë rregullat e lojës nga shteti dhe respektimi i tyre. Këtu janë ligjet dhe rregullat të ashpra, por janë të qarta. Zbato ligjin dhe ec përpara.”
Zakonisht më pëlqen të marr shembullin e binarëve të hekurudhës. Nëse gjërat vihen në binarët e drejtë, atëherë dhe njerëzit do të ecin drejt. Por nëse këto binarë janë të lakuar…
Këtu, ligjet janë të njëjta si për mua ashtu edhe për Kryeministrin e vendit. Të dy kemi barazi para ligjit.

Folët për një shoqatë biznesi shqiptar. Çfarë është Unioni i Biznesit Shqiptar në Finlandë?
Unioni i biznesit shqiptar në Finlandë, është bashkimi i sipërmarrësve shqiptarë që operojnë këtu. Është pjesë e Unionit Global të Biznesit Shqiptar i cili ka filluar aktivitetin e tij para diçka më shumë se 1 vit me iniciativën e Naim Dedushaj. Synon të krijojë një bashkim të sipërmarrësve shqiptarë kudo që janë që të funksionojnë si grupim dhe të jenë forcë investuese në trojet shqiptare në zhvillim. Në të ardhmen disa biznese të unioneve shqiptare mund të bëhen aksionerë për të investuar në burimet që ofrohen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj. Pra, të operojnë nën një ombrellë për të pasur kështu edhe benefitet e një sinergjie.
Janë kryer disa aktivitete fillestar dhe jemi në fazën organizative. Roli im tek Unioni i Biznesit Shqiptar në Finlandë është menaxhimi i financave.
Aktiviteti i rradhës me rëndësi është Konferenca që do mbahet në Prishtinë, Tiranë, dhe Shkup më datat 21-23 Maj 2015.

Mendja dhe zemra juaj janë në Kosovë, po si sipërmarrës keni menduar të investoni aty? Çfarë mendoni se mungon dhe çfarë mund të përmirësohet?

Une kam investuar në vitin 2002 në një ndërmarrje që merrej me pëpunimin e mjeteve të ndryshme të metaleve. Ishte një fillim apo testim megjithatë jam gjithmonë i vëmendshem për ndonjë mundësi investimi. Megjithatë duhet stabilitet, respektim dhe zbatim i ligjeve. Ligjet mund të jenë të mira në letër por zbatimi i tyre le për të dëshiruar.
Një përpjekje tjetër e kam bërë në vitet 2003-2004, për të vënë në kontakt odën ekonomike të mesit të Finlandës me prioritet për të pasur 5 investitorë për tu njohur me kushtet që ofronte Kosova. Por nuk ja arrita për shkak të disa pengesave politike që u shfaqën atëherë. Uroj me gjithë zemër dhe shpresoj që gjërat të jenë duke ndryshuar për mirë.