Microsoft aktualisht vlerësohet me 753 miliardë dollarë, ndërsa Alphabet, kompania mëmë e Google, vlerësohet me 739 miliardë dollarë. Kompania ende ndjek pas Apple dhe Amazon respektivisht me 923 miliardë dollarë dhe 782 miliardë dollarë.
Lexoni: 10 kompanitë më me vlerë në botë
Google dhe Microsoft kanë ndërruar pozicionin disa herë në vitet e fundit, kështu që kjo renditje tashmë nuk është dhe aq e habitshme. Megjithatë, ajo nxjerr në pah përmirësimet që Satya Nadella i ka bërë kompanisë pasi u bë CEO katër vjet më parë.
Disa analistë shohin biznesin cloud të kompanisë, i cili aktualisht përbën 30% të të ardhurave të tij, duke u dyfishuar gjatë viteve të ardhshme, gjë që mund ta çojë Microsoft të arrijë vlerën e tregut prej 1 bilion dollarësh.
Është pikërisht ky biznes i Microsoft që ka nxitur rritjen e saj. Microsoft aktualisht mban një përqindje më të madhe të tregut të cloud se Google, por përsëri mbetet pas Amazon. AWS Amazon është aktualisht lider në treg në hapësirën cloud.
burimi: Fortune
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto