Microsoft prezanton versionet Premium të ChatGPT. Abonimet fillojnë nga 7 dollarë në muaj - Business Magazine Albania

Microsoft prezanton versionet Premium të ChatGPT. Abonimet fillojnë nga 7 dollarë në muaj

Microsoft të mërkurën prezantoi një ofertë premium mesazhesh Teams të mundësuar nga ChatGPT për të thjeshtuar takimet duke përdorur chatbotin e AI që është teknologjia mbizotëruese në Silicon Valley për momentin.

Shërbimi premium do të kushtojë 7 dollarë në muaj duke filluar në qershor, ndërsa në korrik do të rritet në 10 dollarë, tha Microsoft.

ChatGPT në pronësi të OpenAI do të gjenerojë shënime automatike të takimeve, do të rekomandojë detyra dhe do të ndihmojë në krijimin e shablloneve të takimeve për përdoruesit e Teams.

Lexo edhe: Jeni të shqetësuar për ChatGPT? Ky CEO ndan këshilla si të përgatiteni për revolucionin e Inteligjencës Artificiale

Microsoft, i cili njoftoi një investim prej shumë miliardë dollarësh në OpenAI në fillim të këtij muaji, ka thënë se synon të shtojë teknologjinë e ChatGPT në të gjitha produktet e tij, duke vendosur terrenin për më shumë konkurrencë me Google.

Chatbot virtual, i cili mund të prodhojë prozë ose poezi me komandë, është në krye të valës se produkteve gjeneruese të Inteligjencës Artificiale, një hapësirë ku gjithnjë e më shumë kompani të mëdha të teknologjisë po derdhin burimet e tyre.

ChatGPT njoftoi të mërkurën një plan abonimi prej 20 dollarësh në muaj, i cili do t’i lejojë abonentët të kenë akses në përgjigje më të shpejta dhe qasje me përparësi në veçoritë dhe përmirësimet e reja./ Reuters 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0