Microsoft planifikon riorganizim të shitjeve të fokusuara në Cloud

Microsoft planifikon riorganizim të shitjeve të fokusuara në Cloud


Microsoft planifikon një riorganizim të shitjeve globale në mënyrë që të fokusohet më mirë në shitjet e Cloud software, thonë persona të njohur me problemin.

Ristrukturimi planifikohet të publikohet jo më vonë se javën e ardhshme dhe do të ketë impakt mbi skuadrën e shitjeve dhe të marketingut të Worldwide Commercial Business, nën drejtimin e Judson Althoff dhe Jean-Philippe Courtois, thotë po i njëjti burim.

Lexoni: CEO i Microsoft u dërgon një e-mail të jashtëzakonshëm punonjësve të tij pas një dështimi epik

Shkurtime në radhët e punonjësve pritet të rezultojnë nga këto ndryshime, thonë ata, të cilët preferuan të qëndronin të pa identifikuar ndërsa flasin për këto informacione. Këto lëvizje do të jenë disa nga më të rëndësishmet në forcën shitëse ndër vite. Ato gjithashtu do të kenë impakt mbi përpjekjet e marketingut lokal. Ndryshimet në pjesë të tjera të personelit të kompanisë, u refuzuan të komentoheshin nga një person i brendshëm i kompanisë.

Forca shitëse e Microsoft është trajnuar për vite me rradhë për të shitur software për përdorim desktop ose server. Tashmë është e rëndësishme të binden konsumatorët që t’i bashkohen shërbimeve Cloud nga Microsoft. Redmond, kompania nga Washington do që ta shtyjë akoma edhe më tepër këtë ndryshim. Kjo do të rrisë të ardhurat dhe të kapë liderin e tregut Amazon.com.

Lexoni: Renault-Nissan bëjnë marrëveshje me Microsoftin

E premtja është fundi i vitit fiskal të Microsoft. Viti i parë në të cilin Althoff dhe Courtois kanë marrë përsipër organizimin e shitjeve dhe të marketingut të kompanisë. Pasues të Kevin Turner, i cili u largua në vitin 2016.

Pak më herët, Puget Sound Business Journal raportoi se kompania ka planifikuar një organizim global rreth Cloud.

burimi: Gadgets 360

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0