Renault-Nissan bëjnë marrëveshje me Microsoftin


Dy grupet do të bashkëpunojnë në zhvillimin e shërbimeve të ardhshme të lidhjes për veturat duke përmirësuar eksperiencën e klientëve falë navigimit të avancuar, parashikimit për mirëmbajtjen dhe shërbime të ndryshme në lidhje me makinën, kontrollimin në distancë të funksioneve të veturës dhe njoftime në kohë reale.

“Vetura po bëhet një hapësirë gjithnjë e më e lidhur, inteligjente dhe personale”, shpjegon Ogi Redzic, zëvendëspresidenti i Aleancës, përgjegjës i veturave të lidhura dhe shërbimeve të lëvizshmërisë.

“Ky partneritet me Microsoftin na mundëson të përshpejtojmë zhvillimin e teknologjive kryesore të domosdoshme për realizimin e produkteve që kërkojnë klientët tanë si dhe krijimin e të rinjve, të pazakontë, që as nuk imagjinohen. Ambicia jonë është të bëhemi furnitori i lëvizjes së lidhur për të gjithë, me një platformë të vetme botërore”, thekson Redzic.

 

burimi: gazetaexpress

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale