Microsoft, një nga kompanitë e pakta amerikane që lejohet të bëjë biznes me Huawei - Business Magazine Albania

Microsoft, një nga kompanitë e pakta amerikane që lejohet të bëjë biznes me Huawei


Microsoft ka marrë kohët e fundit një liçensë që e mundëson atë të bëjë eksport të software për Huawei.

“Më 20 nëntor, Departamenti i Tregtisë SHBA i plotësoi kërkesën Microsoft për eksportimin e software tek Huawei. Ne e vlerësojmë veprimin e Departamentit në përgjigje të kërkesës sonë,” tha një zëdhënës i Microsoft për Reuters.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump tha se këtë javë do të lejojë disa furnitorë të rifillojnë shitjet në gjigantin e telekomunikimit kinez, i cili ishte vendosur në një listë të zezë tregtare për shqetësimet e sigurisë kombëtare gjashtë muaj më parë.

Lexoni: Huawei u sjell miliarda dollarë ekonomive europiane

Të mërkurën, një zyrtar amerikan tha që kishte pranuar afro 300 kërkesa për liçensë, rreth gjysma e të cilave ishin përpunuar. Afërsisht një e katërta e tyre ishin aprovuar dhe pjesa tjetër u mohua.

Nuk ishte e qartë menjëherë se cilat produkte janë miratuar për shitje tek Huawei, i cili është prodhuesi më i madh i pajisjeve telekomunikuese në botë dhe prodhuesi i dytë më i madh i smartphone-ve. Një person i njohur me procesin tha të mërkurën se janë aprovuar disa liçensa për shitje të komponentëve mobile dhe përbërësve jo-elektronikë.

Microsoft nuk pranoi të komentojë përtej deklaratës së tij dhe Departamenti i Tregtisë nuk pranoi të komentojë gjithashtu.

Dan Ives, një analist nga Wedbush Securities, tha se liçensa ka shumë të ngjarë të jetë për sistemin operativ Windows të kompanisë.

“Ky do të jetë një lehtësim i madh për Huawei pas një periudhe të vështirë me lojtarë të mëdhenj të teknologjisë si Microsoft, Google dhe të tjerët të kufizuar në platformë,” tha Ives.

Huawei ka pritur me padurim një linçensë që Google të sigurojë shërbimet e saj mobile për modele të reja. Pa qasje në shërbimet e Google, siç është Play Store për aplikacionet, telefonat Huawei do të bëhen më të vështirë për t’u shitur konsumatorëve jashtë Kinës. Google nuk pranoi të komentojë për këtë të enjten.

Lexoni: Gjermania injoron tarifën e presidentit Trump ndaj pajisjeve të Huawei

Dhënia e liçensave vjen pasi administrata Trump po punon për të nënshkruar një marrëveshje tregtare me Kinën, për t’i dhënë fund një lufte tregtare që ka tronditur tregjet dhe goditur rritjen globale.

Në një letër të enjten drejtuar Trump, senatorët e SHBA thanë se administrata duhet të ndalojë lëshimin e liçensave derisa të sigurojë Kongresin “një raport që përshkruan kritere specifike për përcaktimin nëse miratimi i ndonjë liçense paraqet kërcënim të sigurisë kombëtare.”

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0