Microsoft gjobitet 20 milionë dollarë për shkelje të ligjit për fëmijët - Business Magazine Albania

Microsoft gjobitet 20 milionë dollarë për shkelje të ligjit për fëmijët

Microsoft

Firma Microsoft do të paguajë 20 milionë dollarë për mbyllur një çëshjte të ngritur nga Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) lidhur me akuzat se kompania ka mbledhur në mënyrë të paligjshme informacione personale nga fëmijët pa pëlqimin e prindërve të tyre, tha FTC.

Microsoft u akuzua se kishte shkelur ligjin amerikan që mbron privatësinë e fëmijëve në internet (COPPA) duke mbledhur të dhëna personale nga fëmijët e regjistruar në sistemin e lojrave Xbox pa njoftuar prindërit ose marrë pëlqimin e tyre, dhe duke ruajtur të dhënat e mbledhura, thuhet në një deklaratë nga FTC.

Vendimi kërkon që firma Microsoft të ndërmarrë hapa për të përmirësuar mbrojtjen e privatësisë për fëmijët që përdorin sistemit e tij Xbox.

Lexo: WhatsApp prezanton funksionin e ndarjes së ekranit gjatë video telefonatave

Një zëdhënës i firmës Microsoft tha se kompania ishte e përkushtuar që të respektonte vendimin. Zëdhënësi shtoi se do të përditësohet procesi i krijimit të llogarisë dhe do të rregullohet një defekt i ruajtjes së të dhënave në sistemin e kompanisë.

Ligji kërkon që shërbimet online dhe faqet e internetit për fëmijët nën moshën 13 vjeç t’i njoftojnë prindërit për të dhënat personale që mbledhin dhe të marrin pëlqimin e verifikueshëm të prindërve përpara se të mbledhin dhe përdorin çdo informacion personal të fëmijëve.

Nga viti 2015 deri në vitin 2020, firma Microsoft ruajti të dhënat që mblodhi nga fëmijët gjatë procesit të krijimit të llogarisë, madje edhe kur një prind nuk arriti ta përfundonte procesin, thuhet në akuzat e ngritura.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0