Metoda më e mirë për të ndihmuar familjarët tuaj në Shqipëri nëse jetoni edhe punoni jashtë saj - Business Magazine Albania

Metoda më e mirë për të ndihmuar familjarët tuaj në Shqipëri nëse jetoni edhe punoni jashtë saj

ndihmo familjarët

Jeni gati 1.7 milionë shqiptarë që punoni dhe jetojnë jashtë Shqipërisë. Arsyeja kryesore është për të siguruar një jetesë më të mirë për familjen tuaj, ku një pjesë e mirë e keni familjen ende në Shqipëri.

Zakonisht shumica e tyre ndihmojnë në mënyrë aktive familjarët, duke dërguar lekë çdo muaj ose duke u blerë dhurata kur kthehen dhe vizitojnë Shqipërinë. Nëpërmjet kësaj ndihme ju jo vetëm ndihmoni familjen tuaj, por edhe gjithë ekonominë e vendit.

Në këtë drejtim, kompania më e madhe e shitjeve online në Shqipëri www.aladini.al ka krijuar një shërbim inovator me 0 kosto për personat jashtë Shqipërie dhe me përfitime maksimale për personat në Shqipëri, madje duke fituar një doktor 24 orë në dispozicion të familjarëve tuaj në Shqipëri.

Aladini ka mbi 30.000 produkte në katalogun e vetë dhe ka krijuar paketën Aladini Family (shiko këtu detajet) për të gjithë ata që jetojnë jashtë Shqipërie dhe dëshirojnë të mbështesin familjen e tyre këtu, ose t’u bëjnë një dhuratë njerëzve në Shqipëri.

Shërbimi dhe përfitimi konsiston këtu: Nëse dikush nga jashtë dëshiron të ndihmojë familjen çdo muaj me një shumë sinbolike, mund të rezervojë një shportë mujore prej 40 Euro tek Aladini Family. Shportë e cila do t’u dërgohet çdo muaj familjarëve të tyre në Shqipëri. Por, përtej shportës familjarët do të kenë shumë benefite të tjera. Ata do të mund të kenë transportin FALAS për gjithë periudhën që dërgohet shporta në çdo produkt tjetër që ata do kenë nevojë të konsumojnë. Një muaj mund t’u duhet një set pjatash, një muaj një xhezve kafeje, një muaj një libër etj. Të gjitha do të jenë me transportin FALAS, duke mos i rezikuar në vapë apo mes sëmundjeve ngjitëse që janë të pakontrolluara në mjediset e dyqaneve fizike në Shqipëri. Do të kenë mundësi të kenë 5% ulje për çdo produkt që tregton Aladini me statusin e tyre të veçantë. Gjithashtu, Aladini do t’u dhurojë familjarëve tuaj në Shqipëri Tele Shëndeti në telefonin e tyre.

Pra, familjarët tuaj do të pajisen me një abonim vjeçar tek Tele Shëndeti, i cili u lejon të kenë në dispozicion nga telefoni i tyre një doktor për 24 orë në ditë, për gjatë gjithë vitit. Përveç këtyre, çdo muaj do të kenë oferta dhe paketa të tjera shëndetësore në dispozicion për familjarët tuaj. Të gjitha këto, një total me 12 shporta ushqimesh, çdo muaj, për një vit, kushtojnë 499 Euro. Me një paketë të tillë, nuk ka nevojë të mendoni çdo muaj se si mund të ndihmoni familjen tuaj në Shqipëri sepse Aladini do kujdeset që t’u shkojë çdo muaj shporta ushqimore e përzgjedhur me kujdes, ose e krijuar me kërkesat tuaja specifike. Kjo do i bëjë familjarët tuaj të kujtohen për ju çdo muaj dhe të kenë disa benefite, të cilat do ua bëjnë jetën më të lehtë.

Praktikisht, ju nuk paguani asnjë komision, ndihmoni familjarët me një shpotë ushqimore 40 Euro/muaj dhe u jepni mundësinë të kenë shumë benefite ekstra Falas, ndërkohë që keni partnerin e duhur për të siguruar gjithçka tjetër u duhet familjarëve tuaj gjatë gjithë vitit në Shqipëri. E vetmja që nuk do të mund të zëvendësohet nga asnjë shërbim asnjerë është mungesa e pranisë tuaj fizike.

Shikoni paketat me të cilat mund ta provoni shërbimin Aladini Family dhe përfitoni nga mundësia t’u bëni një dhuratë prindërve tuaj, me vlerë simbolike për ju, por jashtëzakonisht të madhe për ata.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0