Meta është gjobitur me 1.2 miliardë euro për keqpërdorimin e të dhënave të përdoruesve përderisa i transferonte ato mes Evropës dhe SHBA-ve.
Lëshuar nga Komisioni i Irlandës për Mbrojtjen e të Dhënave, kjo është gjoba më e madhe e vendosur sipas ligjit të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE-së për privatësinë.
Rregullat e GDPR kërkojnë që kompanitë të kërkojnë pëlqimin e njerëzve përpara se të përdorin të dhënat e tyre personale.
Meta thotë se do të apelojë vendimin të cilin ata e quajtën si “të pajustifikuar dhe të panevojshëm”, raporton BBC,
Në thelb të këtij vendimi është përdorimi i klauzolave standarde kontraktuale (SCC) për të zhvendosur të dhënat e BE-së në SHBA.
Këto kontrata ligjore, të përgatitura nga Komisioni Evropian, përmbajnë masa mbrojtëse për të siguruar që të dhënat personale të vazhdojnë të mbrohen kur transferohen jashtë Evropës.
Lexo:NASA po kërkon ndihmën e publikut për zbulimin e asteroidëve
Por ka shqetësime se këto flukse të dhënash ende i ekspozojnë evropianët ndaj ligjeve më të dobëta të privatësisë së SHBA-së – dhe se inteligjenca amerikane mund të ketë qasje tek këto të dhëna.
Shumica e kompanive të mëdha kanë rrjete komplekse të transferimit të të dhënave – të cilat përfshijnë e-mail adresat, numrat e telefonit dhe informatat financiare – për marrësit jashtë shtetit, shumë prej të cilëve varen nga SCC, dhe Meta thotë se përdorimi i gjerë i tyre e bën gjobën të padrejtë. BBC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.