Nga KONVENTA E I-rë PËR MENAXHERËT E SHITJES
12 folës, ekspertë nga disa shtete dhe sipërmarrës të suksesshëm nga Kosova prezantuan tek 300 përfaqësues biznesi disa nga praktikat më të mira të shitjeve inteligjente në botën dixhitale, strategjitë e marketingut, menaxhimit të procesit të shitjes, mënyrat e edukimit të klientit për të fituar besimin e tyre. E gjithë kjo, për ta pozicionuar markën si lider në mendjen e klientit e për të gjeneruar më shumë shitje dhe marrëdhënie efektive e afatgjata në mënyrë të vazhdueshme.
Konventa e I-rë për Menaxherët e Shitjes, u organizua më 9 Nëntor 2018 në Hotel Internacional në Prishtinë, nga trajneri i biznesit Denis Gafuri.
Ja cilat ishin folësit e konventës dhe temat që diskutuan:
Denis Gafuri – Folësi i parë, i cili e hapi konventën me temën “Teknologjitë që ndihmojnë shitjet inteligjente, marketingu në një kontekst multidisiplinor dhe ndërgjegjesimi i brandit në treg”.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 24 të numrit 19 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 19 të saj.
Avinash Ananda – Trajneri i biznesit me eksperiencë ndërkombëtare. Ai bëri një prezantim frymëzues rreth mënyrave se si mund ta përdorim lumturinë si një mjet për të bërë shitjet inteligjente dhe fituar më shumë klientë. Shikoni prezantimin e tij të plotë me video në këtë link: https://bit.ly/2KOzYg5
Nela Jolenska – Konsulentja strategjike për inteligjencën emocionale nga Maqedonia. Ajo foli për një temë interesante: “Si ndikon inteligjenca emocionale (EI) për të gjeneruar më shumë shitje dhe klientë”. Shikoni prezantimin e saj duke klikuar: https://bit.ly/2RC1mAs
Arben Avdyli – CEO i “SCARDIAN J.S.C.”, drejtues i dëshmuar me sukses në kompani të mëdha dhe institucione bankare, bëri një prezantim rreth rëndësisë që kanë analizat e të dhënave në mënyrë efektive në biznes. Si mund të ndikojë kjo në performancën totale të biznesit dhe shitjeve? Shikoni prezantimin e tij këtu: https://bit.ly/2KQë1HI
Mes folësve ishin edhe Fisnik Deçani, CEO i Alba Qeramika, Arian Zeka, drejtori ekzekutiv i AMCHAM, Bajram Fusha, CEO i “Besa Consulting” dhe drejtor në “Klubin e bizneseve Slloveno – Kosovare” dhe Melita Ymeraga, menaxhere ekzekutive e “Melita&Partners”. Bashkë me Denis Gafurin diskutuan rreth temës “Idetë kreative që na ndihmojnë për të realizuar shitje të suksesshme”. Shikoni diskutimin e tyre në këtë link: https://bit.ly/2U8lYSN
Jordan Berginc, PHD – Trajner dhe këshilltar ndërkombëtar nga Sllovenia, bëri një prezantim rreth marketingut me temë “Strategjia e brandit për produktin e tij si një vlerë e shtuar”. Shiko: https://bit.ly/2Që3hcB
Në panelin e dytë diskutuan Renato Civili, menaxheri i marketingut në Business Magazine Albania dhe Lulzim Veliu, menaxher në SmartHome Europe për temën rreth “Edukimit të tregut me një produkt të ri dhe strategjitë për të fituar besimin e klientëve”. Shikoni diskutimin e tyre në: https://bit.ly/2PgfGg2
Driton Nikci – CEO i “Top Industrie-montage GmbH” dhe “Plan-B.V. GmbH” bëri një prezantim rreth temës “Hypnoza në Shitje”, të cilin mund ta shikoni këtu: https://bit.ly/2KNxP4x
Në fund të konventës, Denis Gafuri bëri një përmbledhje rreth ideve dhe parimeve kryesore për sukses në shitje, me temën “Manifesti i Shitjes”.
———————-
Ja disa nga idetë kryesore që prezantoi në panel Renato Civili, menaxheri i marketingut në Business Magazine Albania.
- Marketingu është influencë. Marketingu, ashtu si lidershipi, ka fuqi të ndikojë e frymëzojë njerëzit. I bën ata të pëlqejnë, besojnë dhe të ndjekin (blejnë nga) brand-et.
- Futuni në mendjen e klientit. Filloni të mendoni si ata për t’i tërhequr vëmendjen e fituar besimin. Çfarë mund t’i bëjë ata të rrisin vëmendjen tek ju? Fokusohuni tek nevojat e tyre, pyetjet që kanë dhe arsyet se pse ata blejnë. Krijoni marrëdhënie të personalizuar, jepini në mënyrë të vazhdueshme arsye se pse duhet t’ju zgjedhin ju, përmes një strategjie komunikimi e marketingu.
- Për të fituar besimin e klientëve komunikoni si konsulent me ta, jo si shitës. Ndryshe nga shitja tradicionale, ju mund të jeni shumë më efektiv nëse prezantoheni si konsulent e ekspert tek klientët. Fokusohuni tek klienti, jo tek shërbimi që ofroni. Kuptoni situatën e klientëve dhe si mund t’i ndihmoni ata për të bërë zgjedhjen më të mirë. Drejtoni bisedën me ta përmes pyetjeve të parapërgatitura, për t’i ndërgjegjësuar për nevojën e shërbimit tuaj.
- Rrisni influencën tuaj duke i bërë një analizë SWOT klientit për situatën e tij. Komunikojini klientëve jo vetëm avantazhet e benefitet që ata mund të marrin nga shërbimi, por edhe për mundësitë e humbura e për risqet që mund të hasin nëse ata nuk do ta blejnë shërbimin tuaj. Personalizojeni prezantimin tuaj dhe rrisni sensin e urgjencës së klientëve për të blerë duke e informuar për:
- dobësitë që ka aktualisht
- kërcënimet nga konkurentët
- mundësitë e reja që mund të përfitojë nga shërbimi juaj dhe
- fuqitë e vlerën e shtuar që do të ketë nga ky investim (me vlera të matshme)
Më pas, jepini arsye se pse ata duhet ta blejnë shërbimin nga ju, tregoni mundësitë dhe përfitimet që do kenë me vlera të matshme, dhe prezantoni mënyrat se si i keni ndihmuar bizneset e tjera si ai. Në këtë mënyrë, ju mund të fitoni besimin për të blerë shërbimet tuaja.
- Pozicionohuni si ekspert në mendjen e klientit duke publikuar artikuj edukues. Shkruani artikuj rreth fushës tuaj për t’i informuar e edukuar klientët dhe ofruar zgjidhje për ta (me Content Marketing). Publikojini jo vetëm në blog-un tuaj, por edhe në platfoma të tjera, si: revista, gazeta e portale online për të rritur edhe më tej vizibilitetin e brandit dhe besimin në treg. Marketingu është shumë i rëndësishëm për t’iu lënë në dorë vetëm departamentit marketing. Trajnoni stafin që t’u ofrojë eksperienca të mira klientëve dhe shërbim profesional për t’u prezantuar si ekspert në treg.
- Krijoni eksperienca të mira me klientët për t’i bërë ata besnikë e promotorë të kompanisë. Brandi krijohet nga totali i të gjithë eksperiencave që kanë klientët me kompaninë, jo vetëm nga imazhi që ka kompania online. Ndaj, ofroni eksperienca të mira në të gjitha pikat e kontaktit me klientët. Fokusohuni të rrisni kënaqësinë e klientëve ekzistues për t’i bërë besnikë, t’ju rekomandojnë edhe tek miqtë e tyre, e t’i nxisni të bëhen promotorë e avokatë të brandit tuaj.
Shikoni videon për të mësuar më shumë për idetë dhe mesazhet që u ndanë në panel duke klikuar këtu: https://bit.ly/2PgfGg2
/Artikulli u publikua më parë në faqen 24 të numrit 19 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 19 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.