Mësimet më të mira financiare nga Hollywood për sipërmarrësit - Business Magazine Albania

Mësimet më të mira financiare nga Hollywood për sipërmarrësit


Paraja është një gjë qesharake në filmat e Holliwood. Filmat e njohur janë të projektuar për të bërë shumë para, jo për të shpjeguar idealet e kujdesshme financiare për shikuesit. Disa filma të mirë, si Big Short, ofrojnë një paraqitje të shkurtër mjaft të saktë për realitetet financiare. Të tjerët rrinë në fantazinë e pastër.

Kur financa është jeta juaj, historitë në lidhje me paratë janë mjaft interesante. Është e rëndësishme të mbani mend se filmat janë për argëtim dhe për këshilla financiare. Gordon Gekko nuk është një person real dhe SEC ka qenë shqetësimi më pak ligjor për Charlie Sheen. BusinessMag ju sjell në këtë artikull filmat financiarë më të shikuar të të gjitha kohërave:

  1. ”Wall Street”: Lakmia nuk është gjithmonë gjë e mirë.

Mësimi: Pak lakmi mund të na mbajë të motivuar për t’ia dalë mbanë – të gjithë gjallërohemi kur kemi një portofol të mbushur plot. Por duke i bërë paratë të vetmen arsye që të zgjohemi në mëngjes është një akt i vetë-sabotimit.

  1. ”The Money Pit”: Mos bëni blerje në bazë të emocioneve.

Mësimi: Gjithmonë bëni hulumtimet tuaja dhe llogaritjet e buxhetit tuaj para se të hidheni në ndonjë blerje të madhe. Kjo kursen shumë pendimin më pas.

  1. “Glengarry Glen Ross”: taktika e presionit dëmton si konsumatorët ashtu edhe shitësit.

Mësimi: Asnjë punë nuk vlen kur kompromentoni dinjitetin dhe integritetin tuaj për ‘sukses’. Nga koha që personazhet e filmit e kanë mësuar këtë gjë me forcë, është tepër vonë për ta rikuperuar.

  1. ”Wolf of Wall Street “: Kënaqësia e momentit nuk është zgjidhje afatgjatë.

Mësimi: Kur bën një investim, ju nuk mund të dëgjoni vetëm për gjërat që ju doni të dëgjoni. Sfidojini njerëzit që përpiqen t’iu shesin. Kërkoni këshilla nga ekspertë, jo nga shitës. Në qoftë se një mundësi tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë, besojini instinkteve tuaja.

  1. “The Social Network”: Mbrojini idetë tuaja që sjellin sukses dhe përfitim.

Mësimi: Zuckerberg triumfoi me idenë e tij dhe përfitoi një dorë të mirë, ndërsa Winklevosses iu ngjit padisë për një pjesë të vlerës së Facebook. Po të kishin qenë më të vjetër dhe më me përvojë, ndoshta ata do të kishin njohuri si të mbronin pronën e tyre intelektuale.

  1. “The Big Short”: Kur ju keni të drejtë, mbrojeni të drejtën tuaj.

Mësimi: Për të shmangur shkatërrimin, së pari, sigurohuni që keni të drejtë. Pastaj refuzoni që të bindeni ndryshe.

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0