Merrni vendime të shpejta dhe të sakta, njësoj si Jeff Bezos

Merrni vendime të shpejta dhe të sakta, njësoj si Jeff Bezos

~5 minuta lexim


Amazon është një kompani e jashtëzakonshme. Jo më kot drejtohet nga një mendje e jashtëzakonshme që di të marrë vendimet e duhura.

Aftësitë  dhe filozofia e themeluesit dhe CEO-s Jeff Bezos janë  rrënjosur në Amazon, gjë që i bën këshillat e tij rreth qasjes së tij ndaj biznesit interesante. Secila këshillë ofron një pasqyrë jo vetëm në të menduarit e Bezos, por edhe në mënyrën se si gjërat bëhen në një kompani të suksesshme.

Jeff Bezos është një drejtues që i merr vendimet shpejt dhe saktë, me këto hapa të thjeshtë:

  1. Kupto rëndësinë e vendimit që po merr

Jo të gjitha vendimet janë të njëjta. Disa kanë nevojë për një analizë më të thellë. Disa të tjera kërkojnë shpejtësi dhe një gjykim bazik. “Disa vendime janë më të thjeshta. Ndoshta dhe më pak të rëndësishme, ndaj nuk ka rëndësi edhe nëse gaboni për to.”

  1. 70% e informacionit është mjaftueshëm

Në një botë perfekte, ju do të prisnit të grumbullonit të gjitha informacionet e nevojshme përpara se të merrnit vendime të rëndësishme. Por ne nuk jetojmë në një botë perfekte, dhe në mjedisin e sotëm të biznesit, të presësh sa t’i zbulosh të gjitha do të ngadalësonte këtë proces. Bezos vepron sipas një rregulli të thjeshtë.

“Shumica e vendimeve duhen marrë me rreth 70% informacion që mund të keni. Nëse prisni për 90%, në shumicën e rasteve ju do të jeni shumë të ngadaltë. Plus, ju duhet të tregoheni të aftë për të njohur dhe korigjuar vendimet e këqija. Ndonjeherë, të jesh gabim kushton më pak se të jesh i ngadaltë,” shkruan ai.

  1. “Kundërshto dhe angazhohu”

Mosmarrëveshja e shëndetshme është e domosdoshme për gërmimin dhe vlerësimin e një game idesh, por lufta mund të ngadalësojë zbatimin e çdo gjëje që vendoset. Balanconi këto realitete konkurruese duke përdorur shprehjen “nuk pajtohem dhe angazhohu,” rekomandon Bezos.

“Nëse keni bindje për një  drejtim të caktuar ku dhe nuk ka pasoja, është më mirë të thoni, ‘Shiko, e kuptoj që nuk jemi dakord me këtë, por le ta luajmë lojën. E kundërshton dhe merr përsipër?’ Kur arrini në këtë pikë, askush nuk e di përgjigjen me siguri, dhe më shumë gjasa do të merrni një po,” shpjegon ai. Ndaj sa herë kundërshtoni, mendoni pasojat dhe sa i aftë jeni për t’u angazhuar për të bërë të kundërtën.

  1. Përshkallëzoni mosmarrëveshjet e thella.

Njihuni me problemet e vërteta dhe përshkallëzojini ato menjëherë. Ndonjëherë  skuadrat kanë objektiva të ndryshme dhe pikëpamje thellësisht të ndryshme. Ato nuk janë të lidhura. Asnjë diskutim, apo mbledhje nuk do të zgjidhë këtë mospërputhje të  thellë. Pa përshkallëzim, mekanizmi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve për këtë skenar është lodhja. “Kush ka më shumë fuqi arrin të përcaktojë vendimin,” thotë  Bezos duke shtuar: “Sfilitja’ është një proces i tmerrshëm i marrjes së vendimeve. Është i ngadaltë dhe demotivues. Zgjidhni një rrugë më të shpejtë.”

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0