Wolt zgjerohet në Vlorë, duke sjellë shërbim të shpejtë të dërgesave në bregdetin e jugut - Business Magazine Albania

Wolt zgjerohet në Vlorë, duke sjellë shërbim të shpejtë të dërgesave në bregdetin e jugut

Wolt, platforma udhëheqëse për dërgesa të shpejta dhe praktike, po zgjeron shërbimet e saj në Vlorë, duke u ofruar banorëve dhe vizitorëve një mënyrë të thjeshtë dhe të besueshme për të shijuar restorantet, marketet dhe dyqanet e tyre të preferuara — të dorëzuara direkt në derën e tyre. Kjo hyrje e re forcon më tej fokusin strategjik të kompanisë për të zhvilluar praninë e saj në Shqipëri, me synimin për t`u shërbyer një numri gjithnjë e në rritje të konsumatorëve.

Banorët dhe vizitorët në Vlorë tani mund të përfitojnë nga një eksperiencë blerjeje praktike përmes aplikacionit Wolt, duke zgjedhur nga më shumë se 65 pika partnerësh, përfshirë 50 restorante dhe 15 dyqane. Disa nga emrat kryesorë janë KFC, Burger King, Conad, Hepta dhe Kripë & Piper, me shumë marka dhe biznese lokale që do t’i bashkohen së shpejti. Larmishmëria e bizneseve mbulon gjithçka, nga shijet më të dashura lokale, deri te produktet e përditshme më të nevojshme.

Lexo edhe:Wolt feston përvjetorin e parë në Shqipëri – Një vit rritjeje, inovacioni dhe impakti

Zgjerimi i Wolt do të përfshijë të gjithë qytetin, përfshirë edhe zonën popullore të plazhit, duke garantuar një shërbim të shpejtë dhe të besueshëm çdo ditë nga ora 08:00 deri në 23:00.

Jemi të entuziazmuar që po sjellim eksperiencën e veçantë të dërgesave të Wolt në qytetin e bukur të Vlorës. Me një kulturë të pasur gatimi dhe një treg të zhvilluar me pakicë, Vlora është hapi i radhës në zgjerimin tonë në Shqipëri,” u shpreh Lisandri Dragoj, Drejtor i Përgjithshëm për Wolt Shqipëri dhe Kosovë. Qëllimi ynë është të mbështesim bizneset lokale duke e bërë jetën e përditshme më të lehtë për klientët.”

Me aplikacionin e saj të thjeshtë në përdorim, Wolt u lejon përdoruesve të bëjnë porosi me disa klikime, të ndjekin dërgesën në kohë reale dhe të paguajnë në mënyrë të sigurt online. Me shtimin e Vlorës, Wolt forcon më tej praninë e saj në të gjithë Shqipërinë, duke ofruar zgjidhje të përshtatshme që e bëjnë jetën e përditshme më të thjeshtë, ndërkohë që mbështet bizneset lokale dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit.

Banorët e Vlorës mund të shkarkojnë aplikacionin Wolt në iOS dhe Android ose të vizitojnë www.wolt.com për të porositur. Përdoruesit e rinj mund të përfitojnë nga ofertat dhe zbritjet ekskluzive për të festuar ardhjen e Wolt në qytet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0