Mënyra e pazakontë se si Steve Jobs i intervistonte njerëzit për t’i marrë në punë - Business Magazine Albania

Mënyra e pazakontë se si Steve Jobs i intervistonte njerëzit për t’i marrë në punë

Drejtuesi i ndjerë i “Apple”, Steve Jobs, thuhet se bënte një test birre para së të merrte në punë punonjësit e rinj.

Zbuluesi i “Apple”, dëshironte të thyente trendin e zakonshëm të intervistave, ku duhet të memorizosh një listë të gjatë përgjigjesh, duke dhënë madje edhe përgjigje me shkrim. Kështu që Jobs kishte vendosur ta linte pas formalitetin dhe të ishte sa më i thjeshtë.

Jobs i merrte kandidatët potencial për një shëtitje dhe pinin diçka së bashku dhe më pas vendoste nëse do t’i punësonte apo jo. Kështu që në vend të bënte pyetje rreth pozicionit të punës, ai thjesht i pyeste se çfarë kishin bërë verën e kaluar.

Ai nuk kërkonte për një përgjigje të saktë apo të gabuar, ai thjesht kërkonte të njihte më mirë kandidatët. Dhe duket se kjo metodë e të intervistuarit i ka dhënë frytet e veta, pasi “Apple” ka avancuar kaq shumë dhe kjo falë punonjësve të përzgjedhur nga vet ai.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0