Meditimi mund t'ju shpëtojë jo vetëm jetën, por edhe biznesin! - Business Magazine Albania

Meditimi mund t’ju shpëtojë jo vetëm jetën, por edhe biznesin!

Meditimi

Nga Sheki Usein*

Nuk qëndrojmë larg asaj kohe kur meditimi do të bëhet aq i zakonshëm, njëlloj si pastrimi i dhëmbëve në mëngjes! Benefitet që sjell meditimi, qoftë në nivelin mendor, shpirtëror apo fizik, tashmë janë të konfirmuara edhe me shumë fakte shkencore.

Ndoshta për momentin, meditimi mund të duket edhe si një trend që po përhapet në shoqërinë perëndimore, si dhe në atë shqiptare.

Personalisht jam i bindur se kjo është shumë më e madhe sesa vetëm një trend. Meditimi, në kohën në të cilën jetojmë dhe performojmë, është padyshim një domosdoshmëri për një jetë të balancuar si dhe performim edhe më të sukseshëm në aktivitetet dhe punët që bëjmë.

Madje, ndonjëherë kam ndjesinë se të gjithë duhet urgjentisht të fillojnë të mësojnë meditimin, që të mbrojmë vlerat që kemi dhe duke evituar fenomene destruktive në shoqëri dhe biznes.

Lexo: “Kthesa e Madhe” libri i Sheki Useinit që ju nxit të jetoni jetën në maksimum

Meditimi do të na shpëtojë nga dinamika e vazhdueshme në jetë, tanimë me tendencë rritjeje, si dhe krijimin e një klime ndërnjerëzore me më tepër mirësjellje dhe mirëqenie.

Meditimi do na shtyjë të reflektojmë më qartë për veprimet tona të mëparshme dhe duke na mbrojtur nga vendimmarrjet e gabuara, të cilat mundet madje të na shtyjnë drejt një kolapsi të padëshiruar, qoftë në jetë apo në biznes.

Në të kundërt, shpejtësia jonë e të jetuarit do të bëhet aq e madhe, saqë shëndetin dhe biznesin mund ta dëmtojmë shumë rëndë, dhe kjo padyshim do të çonte në atë format që ne të bëhemi edhe më të pamëshirshëm ndaj vetes dhe të tjerëve, punonjësve, klientëve, miqve, partnerëve dhe nuk do mund të performonim me sukses në biznes.

Meditimi do të ofrojë një maksimum të ri për veprim në çdo sferë të jetës dhe biznesit, si dhe duke kuptuar më qartë përgjegjësitë në familje, respektimin e vlerave dhe strukturave menaxheriale në kompani, qasja më racionale ndaj produkit, klientit, shërbimit, mjedisit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Meditimi, në radhë të parë, duke kultivuar, qetësinë dhe paqen e brendshme, nga ana tjetër do të eliminojë ngadalë betejën me veten, që në fakt është edhe kushti bazik për të mos qenë në betejë edhe me të tjerët, si dhe për të ndërtuar një jetë dhe shoqëri paqësore dhe të lumtur.

E gjithë kjo kontribuon në krijimin e një përvoje të bukur për secilin, me vlera të qëndrueshme, me më tepër mirëqenie dhe në përgjithësi marrëdhënie më të relaksuara ndërnjerëzore.

Meditimi ka ndihmuar shumë njerëz që të hapin horizonte të reja në jetë dhe në biznes, duke krijuar nga jeta dhe biznesi një histori suksesi.

*Sheki Usein, është një trajner meditimi, nxënës i përjetshëm i funksionimit të ligjeve të universit. Ai është themelues i vetvetja.com dhe do të vijë tek ne periodikisht me artikuj për meditimin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0