Tesla ka njoftuar se do të mbylli shumë pika fizike në mënyrë që të reduktojë shpenzimet e kompanisë. Vetëm disa dyqane në zona të caktuara do të qëndrojnë të hapura, e do të shërbejnë si galeri dhe qendra informuese.
Elon Musk thotë se kalimi online ka për qëllim të reduktojë çmimin e makinave Tesla me 6%. Makinat Model 3 tani do të shiten me një ulje prej 7,900$, më pak se çmimi fillestar 42,900$.
“Kjo është forma e vetme për të qenë të qëndrueshëm financiarisht. Është shumë e vështirë që makinat të prodhohen për 35,000$ dhe të kemi fitime të larta në të njëjtën kohë”, shprehet Musk.
Musk shpreson se ulja e çmimit do të sjellë më shumë klientë dhe do të gjenerojë më shumë shitje.
Mbyllja e dyqaneve është një rikujtesë e njoftimit të Tesla gjatë muajit Janar, se ata po largonin 7% të fuqisë punëtore.
Ende nuk ka një deklaratë informuese për dyqanet që do të mbyllen dhe numrin e punonjësve që do të pushohen.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto