Mbyllen biznese të paregjistruara në bregdet
Përditësuar së fundmi: 20/07/2018

Mbyllen biznese të paregjistruara në bregdet

Share
nga Albana Mucaj
Kor 20, 2018

Nëse keni prenotuar në jug të vendit, gjasat janë ta gjeni biznesin e mbyllur me shiritin e tatimeve. Arsyeja: biznes i paregjistruar.

Bregdeti është vënë në lupën e inspektorëve tatimorë që prej fillimit të sezonit. Bizneset e paregjistruara, apo parregullsitë tek bizneset e regjistrura janë objekt kontrolli.

Lexoni: Turizmi rrezikon të mbetet peng i çmimeve të ulëta

Drejtoria e Hetimit Tatimor, Rajoni Jugor, ka bërë të ditur se është duke zhvilluar verifikime të detajuara në Sarandë, Ksamil, Himarë, Dhërmi, etj., me qëllim reduktimin e informalitetit.

9 hotele të paregjistruara janë bllokuar pas kontrolleve të ushtruara ndërsa 2 biznese janë bllokuar në Ksamil e Sarandë për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë.

Lexoni: Gjysma e bizneseve të turizmit në informalitet

Për hotelet, bllokimi do të qëndrojë në fuqi deri në regjistrimin e tyre si subjekte me TVSH.

Për të njëjtat arsye janë bllokuar një javë më parë 7 subjekte të paregjistruara.


Evente

Pastrojmë Durrësin

Gusht 26, 2018
9:30 AM

TEDxTirana 2018 – Lidhshmëria

Shtator 15, 2018
5:30 PM - 8 PM

AllWeb Albania 2018

Tetor 11, 2018
9 AM - 6 PM