Mbrëmja Gala “CCIT AWARDS 2024″/ DHTIT vlerëson sipërmarrjet më të mira në treg - Business Magazine Albania

Mbrëmja Gala “CCIT AWARDS 2024″/ DHTIT vlerëson sipërmarrjet më të mira në treg

Mbrëmja Gala “CCIT AWARDS 2024″/ DHTIT vlerëson sipërmarrjet më të mira në treg

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në përvjetorin e 127-të të themelimit të saj, bëri bashkë në një mbrëmje gala, personazhe nga bota e biznesit, politikës, arsimit dhe kulturës, për të nderuar dhe vlerësuar kompanitë më të mira që operojnë sot në tregun shqiptar.

35 biznese të përzgjedhura, jo vetëm nga Tirana, por nga të gjitha trevat shqiptare, u ngjitën në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit dhe tërhoqën çmimet e akorduara për arritjet, përkushtimin, angazhimin për inovacion dhe performancën e shkëlqyer gjatë vitit që lamë pas. Roli i tyre në nxitjen e rritjes ekonomike është jetik, ndaj më të mirët meritojnë të nderohen për kontributin dhe vlerën që i kanë dhënë tregut.

Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve u hap me fjalën përshëndetëse të kryetarit të DHTIT-së, z.Nikolin Jaka, i cili falënderoi të gjithë të ftuarit, sipërmarrësit dhe bashkëpunëtorët e institucionit, teksa shpalosi në mënyrë të përmbledhur disa nga aktivitetet e DHTIT-së gjatë vitit 2023, nga organizimi i forumeve të biznesit, nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit e deri te misionet dhe zhvillimi i panaireve.

Lexo edhe:Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2022

Z.Jaka u ndal edhe te rëndësia e politikave nxitëse për zhvillimin e kapitalit njerëzor, konkurrueshmërinë dhe inovacionin.

“Në gjithë këtë maratonë të vitit 2023, qoftë sipërmarrja, qoftë përfaqësitë e biznesit nuk kërkojnë asgjë tjetër përveçse sundimin e ligjit, barazinë dhe konkurrueshmërinë, suportin dhe implementimin e platformave ligjore, praktikave më të mira në rajon, në mënyrë që sipërmarrja të ndihet e mundur dhe e suksesshme në realizimin e iniciativave të saj. Ajo që është më e rëndësishme për të kuptuar nga sipërmarrja private është vlerësimi dhe respektimi i kapitalit human. Është shumë e rëndësishme që të kemi një kapital human në radhë të parë profesional, por edhe të vlerësuar dhe të pacënuar në integritetin e tyre. Të vlerësuar në kontekstin financiar. Për këtë, Dhoma e Tregtisë për vitin 2024 ka një iniciativë të posaçme. Nëpërmjet një sondazhi me gjithë anëtarësinë e saj do të arrijë në konkluzione dhe duhet të ndërgjegjësojë sipërmarrjen që për një periudhë jo më shumë se 3-vjeçare, sipërmarrja të ofrojë një pagë mesatare jo më pak se 70 për qind e pagës mesatare të BE-së për ekspertët dhe profesionet që kanë një kontribut të drejtpërdrejtë në sipërmarrjen private, sepse ndryshe ne nuk konkurrojmë dot dhe nuk do ta mbajmë dot kapitalin human në Shqipëri. Pra, ëshë detyrë e sipërmarrjes private që të hartojë strategjitë e duhura që të gjejë edhe zgjidhjet e duhura për të bërë biznes, në mënyrë që të vlerësojë kapitalin human si pjesë të suksesit të kompanisë së tij.”

Lexo edhe:Keni një biznes të vogël? Jonis Buzi sjell për ju “Miti i sipërmarrjes”, librin që do t’ju ndihmojë t’ia dilni mbanë!

Duke iu referuar të dhënave për tkurrjen e popullsisë që Shqipëria po përjeton, Kryetari Jaka iu drejtua me një thirrje sipërmarrjes dhe institucioneve qendrore e lokale:

“Duke parë statistikat e mpakjes dhe plakjes së popullsisë shqiptare. Në radhë të parë i bëj thirrje sipërmarrjes dhe gjithë atyre sipërmarrëve që kanë mundësi ekonomike për të kontribuar në shtimin e popullsisë, duhet të jenë prezentë për të stimuluar krijimin e familjeve dhe rritjen e tyre. Kërkesa shkon edhe për institucionet qendrore dhe lokale, të hartojnë një statregji të qartë që të mbyllin këtë plagë. Sipërmarrja duhet ta kuptojë që sa më shumë të ulet popullsia, aq më shumë ulet konsumatori, qarkullimi tregtar, dhe aq më pak do të përfitojë sipërmarrja dhe buxheti i shtetit. Konkretisht, një sipërmarrje duhet të bëjë vlerësimin e pagës edhe në bazë të numrit të fëmijëve që ka një i punësuar. Pse jo të ketë një rritje në përqindje më shumë për ata punonjës që kanë më shumë fëmijë. Ka shumë mënyra të tjera që mund të vijnë në ndihmë. E ndjej obligim që reagimi dhe ndërgjegjësimi të vijë nga ne sepse është një përgjegjesi e gjithësecilit”, mbylli fjalën e tij z.Jaka.

Disa nga pjesëmarrësit në këtë event të rëndësishëm ishin: Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi, ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, z.Blendi Gonxhe, ministri i Drejtësisë, z.Ulsi Manja, zv.ministra, deputetë, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, z.Andi Seferi, kryetari i Bashkisë Lezhë, z.Pjerin Ndreu, kryetari i Bashkisë Prishtinë, z.Përparim Rama, përfaqësues të shoqatave mbarëshqiptare, kryetari i Forumit Ekonomik Mbarëshqiptar, z.Nagib Fejzi, kryetari i Odës së Maqedonisë Veri-Perëndimore, z.Mendi Qyra, kryetarë të dhomave të tregtisë në Shqipëri, sipërmarrës, ambasadorë, përfaqësues të zyrave diplomatike në vendin tonë etj.

Kompanitë që u vlerësuan me çmim nga DHTIT në mbrëmjen gala CCIT AWARDS:

Credins Bank, Smart Life Group, Teleperformance, Intermedica, Western Balkans University, Sews Cabind, Matrix Konstruksion, Mektrin Motors, Sigal Uniqa, Paysera Albania, Selecta Digital Albania, Everest Shpk, GSA Group, Green Panel, Green Line, Water Boutique, Biote Albania, Matil Pro, Smart Home Albania, Nino Caffe, Vitros Lab, Klinika Keit, Klinika Advanced, Alpha Dental Aesthetics, My Food Albania, Novaric, Blu Taxi, Masters Company, Eurogroup SH.P.K, Alo Pronto, Fluidi Group L.L.C, Alla Kompani, Stone Castle Wine, Konti Hidroplast, X-One.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë vlerësoi gjithashtu z.Talat Xhaferi, “Njeriu që po realizon ëndrrën e gjithë shqiptarëve si Kryeministri i parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”; znj. Majlinda Dhuka, “Për mbylljen me sukses të ekzaminimit të kuadrit ligjor të Shqipërisë të përafruar me legjislacionin e BE-së, duke hapur kapitujt e parë negociues me BE-në”; z.Blendi Gonxhe me çmimin “Njeriu i Vitit”, për arritjet në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Nata gala u pasurua me interpretimet e artistëve të mirënjohur dhe shumë të dashur për publikun, Manjola Nallbani, Kastriot Tusha, Anxhela Peristeri dhe performancat e grupit të Shkollës së Baletit.

 

DHTIT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0