"MASE ALBANIA" me një dyqan të ri, tashmë edhe në Shkodër - Business Magazine Albania

“MASE ALBANIA” me një dyqan të ri, tashmë edhe në Shkodër


Pas më shumë se një viti pas hapjes së dyqanit të parë të “MASE Albania” në Tiranë, me datë 5 Nëntor u inagurua dhe dyqani tjetër “Mase” në Shkodër, kjo falë bashkëpunimit me një sipërmarrës vendas nga Shkodra.

Business Magazine pati kënaqësinë të intervistonte plot 1 vit më parë sipërmarrësin Italian Stefano Fulchir mbi objektivat e kësaj risie në sektorin e ushqimit në vend.

Tashmë ndihemi mirë të shohim se viti i parë i “Mases” në Shqipëri ka qenë një vit pune i suksesshëm.

“Kemi venë re që konsumatori shqiptar gjithmonë e më shumë është i interesuar të njohë cilësinë e produkteve që konsumon në shtëpi. – thotë Julian Zeqja, drejtues dhe investitor në kompani.

Ne tashmë kemi një moto në kompaninë tonë “Eat less but healthy” ( ha më pak por shëndetshëm) e cila shkon në drejtim të përmirësimit të edukimit ushqimor ku njerëzit për të njëjtin shpenzim duhet të hanë më pak, por ushqime më të shëndetshme dhe të shijshme. – vazhdon ai në një prononcim për Business Mag.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 44 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.

Pritet që dyqani në Shkodër të mos jetë një rast i vetëm. Në planet e kompanisë është hapja e dyqaneve në formën e franchising në Durrës, Vlorë, Fier, Korçë ku aktualisht kompania ka filluar një fazë përzgjedhjeje të partnerëve lokalë të cilët mund të duan të përfshihen në sipërmarrje dhe të menaxhojnë aktivitetin.

“Qëllimi ynë është të shtrijmë rrjetin e shitjeve me shumicë dhe pakicë të produkteve “Gourmet bio”, “glutenfree” e “lactosfree” të cilësisë së lartë me një gamë të gjerë. Pjesë e kësaj game do të jenë edhe produktet shqiptare të përzgjedhura nga specialistët e Bio Gurmet në Itali.”

“Kjo do të stimulojë prodhuesit e vegjël dhe të mesëm shqiptar që të përmirësojnë ndjeshëm si cilësinë ashtu edhe prezantimin e produkteve të tyre dhe do t’u japë mundësi produkteve shqiptare të tregtohen perveç se në Shqipëri ashtu edhe në vende të Ballkanit ku jemi në procesin e zgjerimit si Prishtinë, Shkup e Podgoricë por edhe në dyqanet gourmet në Itali dhe Francë të rrjetit ku ne bëjmë pjesë.” – tregon Z. Zeqja në vazhdim.

Hapa domethëns këto të kompanisë “Mase” e cila po pretendon qe me projektin e saj të hapë dyert e kompanive shqiptare të prezantohen denjësisht në tregjet e Europës, një mundësi e lakmueshme për shumë firma prodhuese Europiane.

Në këtë projekt gjithmonë e me shumë po marrin pjesë dhe sipërmarres të tjerë shqiptarë të cilët janë të stimular dhe besojnë në të, duke sjell energji dhe shtytje të reja.

Suksese Mase!

/Artikulli u publikua më parë në faqen 44 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0