Marrëdhëniet me publikun! - Business Magazine Albania

Marrëdhëniet me publikun!



Marrëdhëniet me publikun nënkuptojnë saktësisht këtë gjë – marrëdhëniet me publikun! Eshtë veçanërisht e rëndësishme të thuash se nënkupton – publicitet – histori falas mbi ty dhe kompaninë tënde në gazeta, revista, radio dhe televizion apo çfarëdo lloj media-je tjetër. Nënkuptohet çdo marrëdhënie që ke me këdo. Në fakt, forma publike e marrëdhënieve është marrëdhënia njerëzore.

Këtu rreshtohet çfarë ka rëndësi mbi publicitetin: është falas! Eshtë shumë i besueshëm. Të jep ty dhe kompanisë tënde shumë besueshmëri dhe lartësi. Të ndihmon të krijosh identitetin e biznesit tënd. Të jep autoritet. Lexohet nga shumë njerëz. Kujtohet lehtë.

Shumë sipërmarrës mendojnë se nuk ka publicitet të keq, dhe përsa kohë nxjerr emrin para publikut, gjithcka është në rregull. Por, shumë Guerrilla e dinë se publiciteti i keq vjen nga marketingu i përhapur gojazi, i njohur për përhapjen më të shpejtë sesa vet flaka.

Publiciteti i keq nuk të bën mirë. Publiciteti i mirë është një mrekulli!

Disa elementë jo të mira mbi publicitetin:

– Nuk ka kontroll mbi të. Përsëritet rrallë. Nuk mund ta blesh atë. Normalisht, publiciteti është një armë e shkëlqyer në arsenalin e marketingut. Dhe cdo plan marketingu që dështon të përfshijë disa efekte të marrëdhënieve me publikun është një plan marketingu që nuk ka treguar veten tërësisht.

Marrëdhëniet me publikun ofrojnë, si përfitim shumë të vlefshëm, dekada në pushtet. Riprintimet e publicitetit të mirë mund të fragmentohen, të bëhen pjesë e broshurave, të përfshihen nëpër reklama, të vendosen nëpër fletushka dhe të kërkojnë besueshmëri të madhe.

Dita kur historia lind, është e mrekullueshme, por vitet në vazhdim janë kur fuqia e marketingut lulëzon.

Faktori i vetëm i rëndësishëm në bërjen e publicitetit falas është dhënia e lajmeve të vlefshme për t’u publikuar. Media e lajmeve kërkon lajme dhe nëse ti i ke ato je pikërisht ajo çka media po kërkon. Në vend që të paguash para për publicitetin, ti paguan me punë: telefonata, letra, kohe, vendosmëri dhe shumë përforcim. Kjo përpjekje do ia vlejë. Njerëzit që e përhapin atë thonë se marrëdhëniet me publikun kanë të bëjnë me përfitimet. Kur cirku vjen në qytet dhe lë një shenjë , ky është marketing.

Nëse vendos këtë shenjë në të pasmet e një elefanti edhe e shëtit elefantin nëpër qytet, ky është një promovim për shitje. Nëse elefanti, me shenjën në të pasmet e tij kalon nëpër një kopësht me lule dhe gazeta e raporton këtë gjë, ky quhet publicitet. Nëse arrin të bësh kryetarin e bashkisë të qeshë, të fal elefantin dhe të shkojë deri në cirk pa emocione, atëherë je shndërruar në një agjent Guerrilla PR.

Pa publicitet ndodh një gjë: asgjë!

Marrëdhëniet me median duhet të gjenerojnë përfitime të ndërsjellta. Dëshiron që media jote t’i bëjë publicitet produktit apo shërbimit tënd, serviri asaj histori të publikueshme.

Mbaj gjithmonë në mendje këto katër rregulla:

– Ti je një burim për median.

– Mos e merr asnjëherë personale.

– Media mund të ndryshojë rregullat, por jo ti.

– Ajo çka mendon një troftë gjithë kohën është ushqimi dhe ajo çka media mendon është ajo çka ti mund të bësh për të dhe për audiencën.

Të jesh në listën e më të mirëve me anëtarët e medias jep rëndësi dhënies së lajmeve për të publikuar. Gati 80 përqind e paketës mediatike flaken pa u lexuar. Por, duke njohur njeriun tek i cili e dërgon atë do të të mbajë larg nga koshi i mbeturinave.

Komunikimi në marketing – në veçanti, reklamimi – është i shtrenjtë dhe i ekspozuar në tregun që është vazhdimisht në rritje në formë të rrëmujshme.

Ky artikull u shkruajt nga , publikuar në Linkedin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0