"Marketing Kingdom", eventi ndërkombëtar më i rëndësishëm i marketingut në Shkup të Maqedonisë - Business Magazine Albania

“Marketing Kingdom”, eventi ndërkombëtar më i rëndësishëm i marketingut në Shkup të Maqedonisë


Jamal Al Mawed nga Rolls Royce: “Bëhuni shpejt socialë!”

Jamal Al Mawed, PR rajonal dhe Menaxheri i Komunikimeve të Korporatës, në Rolls Royce Motor Cars për Lindjen e Mesme, Afrikën, Azinë Qendrore, Kaukazin dhe Amerikën e Jugut, është një prej spikerave kryesorë në Marketing Kingdom në Shkup të Maqedonisë, një prej eventeve më të mëdha ndërkombëtare të marketingut në Maqedoni, në datat 30 Shtator në Aleksander Palace Hotel në Shkup.

Në rolin e tij si PR rajonal dhe Menaxher i Komunikimeve në Rolls-Royce Motor Cars për Lindjen e Mesme, Afrikë, Azinë Qëndrore, Kaukaz dhe rajonet e Amerikës së Jugut, Jamal Al Mawed vëzhgon komunikimet e brandit nëpër të katër kontinentet dhe mbulon shumë gjuhë. Një emirat me origjinë palestineze dhe britanike, Jamal i lindur në Angli është njohës edhe i gjuhës arabike, me një eksperiencë në terren në mbi 20 shtete. Ai është gjithashtu pjesë e jurisë për Middle East Public Relations Association (MEPRA) Awards dhe Arab Luxury Forum PR Awards, spiker kryesor, i ftuar për leksione në universitete dhe në 2010-n ishte marrësi i MEPRA “Çmimi Komunikuesi i Ri i Vitit”.

Ne së fundmi u ulëm së bashku me Jamal dhe i kërkuam të na japë 5 këshilla për profesionistët e marketingut dhe të komunikimeve të Maqedonisë.

1- Konsumo mediat që po përdor: Ti duhet të lexosh, të shikosh, ndjekësh dhe të shohësh median para se ta përdorësh për të shpërndarë mesazhin tënd. Ti nuk mund të ndërveprosh me një gazetar rreth brandit tënd nëse nuk ke lexuar historitë e tyre ose publikimet e tyre dhe nuk mund të përdorësh një influencues nëse nuk e ndjek atë. Në mënyrë që të kesh shtrirje te audienca ti duhet të bëhesh ajo audiencë, edhe sikur vetëm për pak kohë.

2- Bëhu social- shpejt: Nëse të pëlqen ose jo, mënyra se si bota e konsumon median ka ndryshuar më shumë në këto 5 vitet e fundit se sa nga çdo kohë tjetër në historinë tonë, pas shpikjes së shtypit të shkruar modern. Duhet të jesh një përdorues aktiv i këtyre të pestave (Facebook, Twitter, Instagram, Snapchat, YouTube) nëse planifikon t’i mobilizosh efektivisht në favor të brandit tënd.

3- Bëni biseda: Njerëzit janë më të influencuar nga referencat se nga çfarëdolloj tipi tjetër mesazhi promocional, dhe referencat vijnë nga ‘thashethemet’. Duhet të keni biseda me tipe të ndryshëm njerëzish rreth të gjitha llojeve të temave për të kuptuar saktë sesi WOM funksionon dhe për të frymëzuar veten me pikëpamje të ndryshme. Frymëzimi mund të vijë nga vende të papritura nëse mëson se si të dëgjosh siç duhet.

4- Mos e injoroni shkencën: Mund të bëhesh një komunikues më i mirë duke mësuar rreth bazave të Psikologjisë së Sjelljes, Analizave Vizuale, Shkencave Politike, Filozofisë etj. Ka kaq shumë disiplina të cilat ushqejnë artin e komunikimit, të formulimit të strategjive dhe influencimin- duke kuptuar këto ju jep një avantazh ndaj konkurrentëve tuaj.

5- Praktikoni foljen në publik: Nëse planifikon të ngjitesh në majë të industrisë së PR, do të ketë momente ku do të kesh nevojë të qëndrosh para një audience ose kamerave ose stafit tuaj të brendshëm dhe t’i bindni ata për një ide. Çfarëdolloj frenimi që të keni ose shqetësimesh që të keni rreth të folurit në publik, duhet të punoni me to sepse Mass Komunikimi lidhet me komunikimin ndaj masave.

The Marketing Kingdom Skopje organizohet nga P World, një agjenci maqedonase ndërkombëtare kreative, e cila po organizon evente luksoze biznesi në 30 shtete rreth botës. Edicioni i parë i Marketing Kingdom është organizuar në Zagreb në Mars 2011 dhe që prej asaj kohe eventi është mbajtur në 14 shtete të ndryshme, duke përfshirë Islandën, Egjiptin, Jordaninë, Marokun dhe Azerbaixhanin.

Për më shumë informacione rreth Marketing Kingdom Skopje, ju lutemi të vizitoni uebsajtin zyrtar të eventit: http://www.thepworld.com/pevents/event/135/marketing-kingdom-skopje

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0