MARKETERËT E SË ARDHMES - Business Magazine Albania

MARKETERËT E SË ARDHMES

MARKETERËT E SË ARDHMES

Marjana Murja, Kontributore, Drejtore e Marketingut pranë Logical

Bota po ndryshon me një ritëm të shpejtë që ndonjëherë mendja jonë as mund ta perceptojë. Revolucioni teknologjik ka ndryshuar sjelljet tona, profesionet, marrëdhëniet, mënyrën si ndërtojmë raporte, si blejmë, si shesim, si perceptojmë. Pothuajse gjithçka jo vetëm që ka ndryshuar, por është në një ndryshim konstant. Me një analizë sipërfaqësore, mund të themi pa frikë që tashmë nuk jemi më në fazën që njerëzit përdorin teknologjinë, por kjo e fundit është e integruar tek njeriu si zgjatim subkoshient i tij. A mund të themi që sot teknologjia na përdor ne më shumë nga sa ne përdorim atë?

Me këtë parantezë, dua të trajtoj temën e marketerëve të së ardhmes, duke qenë se kjo ka qenë fusha ime e veprimit në 7 vitet e fundit. Duke marrë parasysh të gjithë kompnentët e përmendur më lartë, si mund të jenë marketerët e së ardhmes?

Përveç të pasurit e një mendje kreative dhe analitike, është shumë bazike për çdo marketer të mund të përditësohet vazhdimisht me trendet tranzite. Themeli i punës së dikujt që punon në marketing është të kuptojë sjelljen konsumatore. Dhe sot mund të themi që kjo sjellje është shumë komplekse për tu studiuar dhe për të ndërtuar strategji në bazë të saj.

Por, si mund të duket në perspektivë marketingu i të ardhmes? Dhe si na ndihmon analiza e retrospektivës për të kuptuar pikërisht këtë.

KONSUMATORI I SË NESËRMES: GJENERATA ALFA

Tashmë jemi mësuar duke dëgjuar shpesh mbi ‘millennnials’ & ‘GenZ’, por nëse flasim për të ardhmen, duhet të drejtojmë sytë nga GJENERATA ALFA.

Çfarë është kjo gjeneratë dhe pse quhet kështu?

Këtë emër e ka përcaktuar studiuesi Mark McCrindle ku përfshin në këtë kategori të gjithë ata që kanë lindur & do lindin në segmentin kohor 2010 – 2025. Si e përshkruan ai këtë brez: “Gjenerata Alfa do të jetë gjenerata me nivelin më të lartë arsimor, më teknologjike dhe më e pasur nga të gjitha gjeneratat e tjera që kanë ekzistuar”.

Sigurisht, gjenerata Alpha është gjenerata e parë e lindur plotësisht në kohën e teknologjisë. Ekspozimi ndaj saj gjatë viteve të formimit me shumë mundësi do të çojë në një kapacitet të lartë dixhital, prirje për të zhvilluar industrinë e gamification, përqëndrim të ulët  dhe kush e di se çfarë tjetër.

Lexo: “Slack” është aplikacioni ku njerëzit po gjejnë punë më shpejt se kudo. 3 këshilla si të orientoheni

Të njohur ndryshe si Brezi i Qelqtë, pritet që ata të preferojnë botën virtuale kundrejt asaj reale. Teknologjia do të jetë thjesht një zgjatim i tyre normal. Me zhvillimin e teknologjisë si IA, makina vetë-drejtuese, dhe çdo zgjidhje tjetër që kursen kohë, do e bëjë këtë brez me një predispozitë të madhe për kujdesin ndaj vetes: shëndeti mendor, pasionet, dhe çdo aspekt tjetër të zhvillimit personal.

Gjithsesi, duke pasur parasysh që më i rrituri i këtij brezi është vetëm 12 vjeç, hapësira për të përcaktuar se çfarë do të ndodhë në afatgjatë është e vështirë në termat e sjelljes konsumatore të këtij grupi.

Sidoqoftë, marketingu i gjeneratës alfa ka nisur tashmë.

Ryan of Ryan ToysReview ka realizuar testim produktesh që nga mosha 4-vjeçare. Ai numëron rreth 33 milion subscribers në YouTube gjë që i jep atij një rëndësi të veçantë për marketingun e brandeve të njohura pasi ka shumë influencë në Gjeneratën Alfa.

Si do të zhvillohet më tej kjo gjeneratë? Vetëm koha mund ta tregojë.

HARRONI 4P-të E MARKETINGUT. ËSHTË KOHA PËR 4E-të.

4 P-të e famshme të marketingut mix  (Product, Price, Place, Promotion) që çdo marketer ka studiuar, më vjen keq të them por me avancimet e fundit, po dalin jashtë loje. Tashmë janë 4 E-të mbi të cilat po ndërtohen strategjitë e marketingut për t’i shtuar vlerë konsumatorit (Engagement, Experience, Exclusivity & Emotion).

Konsumatorët e të tashmes dhe të ardhmes nuk blejnë thjesht produktet. Ata blejnë eksperiencën & emocionin. Duhet të bëhet një transformim i mendësisë nga “Si të shes një produkt?” në “Pse duhet ta shes atë produkt?”. Brandimi emocional është ajo çfarë i bën bizneset të diferencohen.

Rrethi i Artë (Golden Circle) nga Simon Sinek

Brandet më të suksesshme nuk ofrojnë thjesht produktin fizik apo shërbimin, por një eksperincë që krijon emocion, fotografohet në memorie, një histori që rezonon me konsumatorin. Disneyland ose Coca-Coka shet lumturinë, Adidas apo Nike ju shtyn të keni kurajo për të ndjekur ëndrrat tuaja, L’Oreal shet të bukurën dhe Apple shet guximin për të renë.

Ja si shet Coca-Cola. Vlera e tyre e shtuar tek konsumatori është më shumë sesa thjesht një shishe Cola:

INTELIGJENCA ARTIFICIALE

IA është tashmë një koncept që e kemi dëgjuar të gjithë të paktën njëherë. Marketerët janë përdorues të rregullt të saj pasi ju duhet të përdorin mjete të ndryshme për krijimin e kontentit, email marketing, ose analiza. IA është një pjesë e integruar e këtyre makinerive që i bëjnë këto mjete të funksionojnë, filtrojnë, japin apo sugjerojnë zgjidhje.

Në të njëjtën kohë, konsumatorëve po ju serviren zgjidhje gjithmonë e më proaktive dhe të orientuara nga IA përmes ndërfaqeve komunikuese që i ndihmojnë, udhëzojnë, i mbajnë të përditësuar dhe ju japin zgjidhje ose produkte të personalizuara.

Ndërkohë që chatbots janë të zakonshme tashmë, vihet re një tjetër trend që po zhvillohet shumë në ditët e sotme: ndërveprimet dhe komunikimet përmes zërit. Këtu përmendim Google Assistant, Siri, Amazon Echo që ndihmojnë në rutinat e përditshme. Me këtë ecuri, bizneset në të ardhmen do të krijojnë faqe që do të komunikojnë me klientin përmes zërit përmes menuve, pyetjeve më të shpeshta, oe thjesht t’i orientojnë drejt shërbimeve të ndryshme.

Në lidhje me IA në marketing mund të themi që zhvillimi i saj tashmë është një rrjedhë e natyrshme e kursit të veprimeve. Jo vetëm sepse konsumatorët presin eksperienca më të personalizuara dhe domethënëse, por sepse deri tani IA është mjeti më efektiv për të mbledhur të dhëna në lidhja me konsumatorët.

Nëse dëshironi të qëndroni të përditësuar në lidhje me IA në marketing, duhet të familjarizoheni me termin e ashuquajtur martech. Martech i referohet lidhjes me marketingut dhe teknologjisë. Me këtë ritëm të zhvillimit teknologjik, roli i marketerëve, përveç pjesës kreative, do kërojë gjithmonë e më shumë dije dhe aftësi të programeve që kanë në bazë të ndërtimin të tyre IA.

MONITORIMI I MEDIAS DIXHITALE DHE PLATFORMAT ANALITIKE

Çfarëdo qoftë biznesi ku ju operoni, prezenca online në ditët e sotme nuk është më alternativë, por një domosdoshmëri. Ka një numër në rritje biznesesh që operojnë vetëm online konsumatorët e të cilëve janë online gjithashtu. Kjo do të thotë që shumica e bisedave rreth brandeve dhe produkteve të tyre ndodh online. Konsumatorët flasin mbi brandet dhe produktet në median sociale, ekspertë të industrive dhe faqe të ndryshme webi publikojnë vlerësime produktesh pasi i testojnë. Të gjitha këto elementë mund t’i shërbejnë inteligjencës së biznesit që gjithashtu ndodh online.

E gjithë rrëmuja e komunikimit online rreth temave të lidhura me biznesin, japin të dhëna që mund ti ndihmojnë bizneset të përmirësojnë strategjinë e tyre, menaxhimin e reputacionit të brandit, analizën e konkurrencës, kërkimin e tregut, analizën konsumatore, marketingun influencues, dizenjimin e produktit ose parashikimin e trendeve.

Dhe këtu hyn monitorimi dhe analitika e medias si mënyra për të mbledhur dhe analizuar gjithë këtë informacion. Mjetet e monitorimit të medias grumbullojnë të gjithë përmbajtjen e disponueshme publikisht që përmban fjalë kyçe të paracaktuara. Ata skanojnë në kohë reale faqet e internetit, blogjet, forumet e diskutimit, faqet e vlerësimeve, në mediat sociale, podkastet ose gazetat.

Mjetet e monitorimit dhe analitikës së medias kanë një sërë funksionesh analitike për t’ju ndihmuar të kuptoni të dhënat. Është mjeti i fundit për të kuptuar se çfarë thotë “zhurma” në internet për bizneset, produktet, shërbimet, konkurrentët, tendencat dhe konsumatorët.

Duke pasur parasysh faktin se gjithnjë e më shumë biznese, veçanërisht gjatë pandemisë, kalojnë në internet, monitorimi i medias do të bëhet i pazëvendësueshëm.

Lexo: A është fillimi i të njëzetave mosha më e mirë për të nisur një biznes?

NDËRTONI MARRËDHËNIE TË PERSONALIZUARA

Marketingu që ju drejtohej të gjithëve, ishte i suksesshëm dikur, por jo më sot. Procesi ishte i thjeshtë. Marketerët bënin një analizë të thellë të target grupit të tyre, përcaktonin profilin e klientit të tyre ideal dhe karakteristikat e tij. Më pas zhvillonin një strategjinë e komunikimit drejt këtij grupi target. Konvertimet ndodhta nuk ishim masive, por ky model funksiononte.

Me rritjen e medias dixhitale ky model vazhdoi të evolonte. Interneti na krijoi hapësira të mblidhnim më shumë informacion rreth përdoruesve dhe marketerët mund të targetonin mesazhin e tyre kundrejt audiencave më të ngushta me interesa, demografi dhe zakone të njëjta. Kjo është më efektive si metodë gjithsesi jo në shkallën e efektivitetit që ishte më para.

Lexo: A po i bëni këto 3 gabime në biznesin tuaj familjar?

“Cloud computing” revolucionarizoi komunikimin e marketingut. Sot, të dhënat na japin hapësirën të mbledhim informacion të detajuar rreth sjelljeve konsumatore, preferencave dhe interesave të tyre. Këtë informacion mund ta përdorni për të krijuar mesazhe të personalizuara për audiencën tuaj.

Sidoqoftë, nëse dëshironi të diferenconi brandin tuaj kundrejt të tjerëve dhe të keni klientë besnikë, duhet të hidhni një hap më tutje.

Sot konsumatorët kanë nevojë për shërbim individual dhe të personalizuar në çdo aspekt. Ata e vlerësojnë shumë kur një brand i tejkalon pritshmëritë e tyre përsa i përket shërbimit të klientit. T’ju tregosh klientëve të tu që ti kujdesesh për ta do ju ndihmojë të krijoni raporte më të forta dhe që të jenë më besnikë ndaj jush.

WestJet ju dhuroi buzëqeshje 250 pasagjerëve të cilët shprehën dëshirat e tyre para nisjes dhe në mbërritje morrën dhurata të personalizuara. Video mëposhtë e tregon më qartë:

https://www.youtube.com/watch?v=zIEIvi2MuEk

NJERËZIT DUAN HISTORI REALE NGA NJERËZ REALË

Ne jemi ekspozuar për shumë kohë tashmë ndaj pamjes së një bote artificiale bazuar në një realitet artificial. Media promovon imazhet perfekte të njerëzve të famshëm, aktorëve dhe figurave publike. Ne na pëlqen të jemi spektatorë të këtyre shfaqjeve, por nga ana tjetër, ne në fund zgjedhim botën reale që është më afër nesh. Ne duam njerëzit që janë të ndershëm, të sinqertë në atë që bëjnë dhe ç’është më e rëndësishme,që ngjajnë me ne.

Kjo është arsyeja pse një adoleshent pa formim profesonal që regjistron video në dhomën e tij të gjumit dhe i poston në YouTube, ka një audiencë më të lartë  sesa çdo brand tjetër që u kushton kujdes të veçantë të rinjve. Kjo ndodh sepse ata flasin të njëjtën gjuhë me komunitetin, paraqesin një mesazh të drejtpërdrejtë dhe ndjekësit mund të krijojnë një lidhje personale me ta.

Nëse ju si brand dëshironi të targetoni një audiencë të caktuar duhet të fokusoheni tek problemet reale & nevojat që kjo audiencë ka. Nxirrni në pah çështje që janë të lidhura me ta për momentin. Në këtë mënyrë ju mund të bëheni domethënës për audiencat tuaja që keni target.

E ardhmja mbart gjithmonë supriza dhe është vështirë të parashikohet, por bazuar në të dhëna historike dhe trende, mund të përcaktojmë me afërsi një imazh të saj. Një gjë është e sigurtë, që marketingu po bëhet gjithmonë e më kompleks por edhe i një rëndësie primare i theksuar edhe nga revolucioni teknologjik. Ju urojmë suksese marketerëve të së ardhmes, që edhe në të tashmen mbajnë sytë në horizont duke u paraprirë ndryshimeve.

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0