Të dhënat e bursave ndërkombëtare tregojnë se aksionet e Facebook u rritën 2.4% të premten. Sipas vlerësimeve të Bloomberg, për herë të parë, kryesojnë listën e miliarderëve, persona që operojnë në botën e teknologjisë.
Lexoni: Facebook, Cambridge Analytica dhe ana e errët e inteligjencës emocionale
Jeff Bezos, është themeluesi i Amazon dhe renditet në vend të parë. Në vend të dytë Bill Gates, themeluesi i Microsoft dhe themeluesi e drejtuesi i Facebook tashmë në vend të tretë.
Lexoni: Ndryshimi që bëri Facebook në heshtje për të shmangur një fatkeqësi tjetër
Mark Zuckerberg ka një pasuri prej 81.6 miliardë dollarë. Krahasuar me 87-vjeçarin e Berkshire Hathaway Warren Buffet, ai ka 373 milionë dollarë më shumë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.