Mark Zuckerberg dështoi ta blinte aplikacionin TikTok. Tani thotë se është një kërcënim për demokracinë

Mark Zuckerberg dështoi ta blinte aplikacionin TikTok. Tani thotë se është një kërcënim për demokracinë


Facebook dikur u përpoq të blinte Musical.ly, aplikacionin kinez për videot me muzikë, që përfundimisht u ble nga gjigandi i teknologjisë kineze ByteDance dhe u shkri me aplikacionin e tij Douyin për të formuar aplikacionin viral TikTok, sipas raporteve nga BuzzFeed dhe Bloomberg.

Facebook kaloi gjysmën e dytë të vitit 2016 duke u përpjekur të blinte Musical.ly, në një përpjekje për të hyrë në tregun kinez. Bisedimet ishin “serioze”, por kurrë nuk u realizuan sepse Facebook nuk arriti ta mbyllte marrëveshjen.

Lexoni:

Facebook lançon Facebook Pay, një sistem i ri pagese

ByteDance e bleu Musical.ly në vitin 2017.

Drejtori i Facebook, e ka akuzuar platformën TikTok për censurimin e përdoruesve të saj dhe pastrimin e përmbajtjeve që nuk i pëlqejnë qeverisë kineze. TikTok e ka mohuar këtë akuzë.

Gjatë një fjalimi publik në Universitetin Georgetown në tetor, Zuckerberg tha: “Ndërsa WhatsApp u përdor nga protestuesit dhe aktivistët kudo për shkak të mbrojtjes së privatësisë, në aplikacionin kinez TikTok, i cili po rritet shpejt në të gjithë botën, postimet për të njëjtat protesta janë censuruar, madje edhe këtu në SHBA. ”

Ai shtoi: “A është ky interneti që duam?”

Por sulmet e Zuckerberg ndaj TikTok ishin të motivuara në mënyrë cinike.

“Facebook është aq i zhgënjyer se TikTok është i vetmi rrjet social që ata nuk mund ta mposhtin, sa që po përdorin argumentet gjeopolitike dhe ligjvënës në Washington për të bërë luftë,” tha një ish-punonjës i rangut të lartë në Facebook për BuzzFeed.

Instagram të martën lançoi një video tipar me format të shkurtër të quajtur “Reels” në Brazil, i cili konsiderohet se është kopje e TikTok. Lexoni më shumë për këtë risi KËTU.

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0