Instagram po teston Reels, një veçori identike me TikTok
Përditësuar së fundmi: 13/11/2019

Instagram po teston Reels, një format video-muzikë i ngjashëm me TikTok

Share
nga Eridon Elshani
Nën 13, 2019
-Manages Business Mag Kosovo
lexo me teper >

Instagram po lançon një veçori të re me video të quajtur Reels dhe është gati identike me aplikacionin e njohur TikTok.

Reels, të cilin kompania aktualisht po e teston në Brazil, është një format i ri brenda Instagram Stories që lejon përdoruesit të përfitojnë nga mjetet e ndryshme të redaktimit të videove dhe një katalog i gjerë muzikor për të krijuar video 15 sekondëshe. Instagram e kishte testuar këtë veçori në shtator, e cila në atë kohë quhej Clips.

Veçoria duket se është një përpjekje e Instagram për të garuar direkt me aplikacionin kinez të mediave sociale TikTok, i cili është duke e rritur me shpejtësi bazën e tij të përdoruesit edhe në SHBA.

Veçoria e videos dhe muzikës me forma të shkurtra duket e ngjashme me formatin e TikTok.

Lexoni gjithashtu:

Rritja masive e rrjetit social Tiktok ka filluar të ngadalësohet

Kjo nuk është hera e parë që kompania mëmë e Instagram, Facebook, ka lançuar risi duke imituar aplikacionet rivale, siç ka bërë vazhdimisht në përpjekjet e saj për të garuar me Snapchat.

Instagram ka thënë se ka parë popullaritetin e videove me format të shkurtër dhe se shpreson t’u japë 500 milionë përdoruesve të Instagram Stories, çdo ditë një mënyrë të re për të krijuar dhe shpërndarë video.

Reels

“Instagram Stories ka qenë gjithmonë një vend për t’u shprehur dhe ne besojmë se ky format i ri ka një potencial të madh për të ofruar më shumë kreativitet për përdoruesit,” tha Robby Stein, drejtori i produkteve në Instagram, në një prononcim për Business Insider.

Reels, i lançuar të martën për përdoruesit e iOS dhe Android në Brazil, mund të gjendet si një modalitet i ri, pranë Boomerang dhe Super-Zoom në Instagram Stories. Përdoruesit mund të ndajnë videot e Reels në Instagram Stories, në mënyrë private me miqtë e afërt ose me mesazhe direkte.

BusinessInsider



Evente

Zgjidhje, Vetëm me një klik!

Dhjetor 11, 2019
6 PM – 8 PM

Një hap drejt Suksesit!

Dhjetor 14, 2019
09:00 - 17:00