Mario Alla lançon projektin "Konecto" një rrjetëzim biznesesh - Business Magazine Albania

Mario Alla lançon projektin “Konecto” një rrjetëzim biznesesh

Mario Alla është 21- vjeçari i apasionuar pas teknologjisë. Së fundi, ai ka punuar për projektin e quajtur “Konecto”, një website, i cili bën bashkë të gjitha bizneset e mëdha nëpër botë për të investuar dhe mbështetur njëra-tjetrën.
Synimi është të bëhen bashkë bizneset nëpër organizime madhore të eventeve ndërkombëtare. Për të shmangur kontaktet e zakonshme që ndodhin nëpërmjet rrjeteve sociale ka zgjedhur një hapësirë ku gjenden të gjitha bizneset bashkë.

Si ka nisur angazhimi me botën e teknologjisë?

Babi im ka qenë mësues fizike dhe gjithnjë e kam pasur këtë botë më pranë. Më  pas, shkova në shkollën Harry Fultz, ku mësova mbi elektronikën dhe gjuhën e programimit.

Ju keni qenë një student i mirë apo një talent i lindur?

Unë kam qenë një student i mirë, pasi nuk besoj fort tek një “gjeni”. Çdokush mund të jetë gjeni në fushën e tij nëse përkushtohet shumë. Nëse gjërat i do shumë i arrin, sepse, për lindim të gjithë njësoj.

Ju udhëtuat drejt Anglisë për studime. Si ju priti ai shtet?

Të gjitha fillimet janë të vështira, por mësohesh. Pas dy muajsh jam mësuar plotësisht me jetën e Anglisë pasi në Shqipëri nuk kemi pasur as trena që ta dimë se si funksionon. Më pas, çdo gjë mori rrjedhën e vet. Jeta mori të natyrshmen e saj.

Si ishte klima universitare, sjellja e profesorëve?

Shkolla ime nuk ishte raciste. Në Londër ka njerëz nga e gjithë bota dhe shumica e atyre që jetojnë aty nuk paragjykojnë. Unë jam ndier tepër mirë dhe i mbështetur në kuptimin e plotë të fjalës.

Cilët kanë qenë librat që të kanë formuar?

Nuk jam njeri që lexoj shumë. Tekstet, të cilat më kanë mësuar janë ato frymëzuese dhe motivuese, që më fjalë të thjeshta, të mësojnë se si duhet të sillesh apo veprosh në fushën e biznesit.

Cila ka qenë puna juaj e parë?

Si fillim kam punuar në kompani të ndryshme në fushën e robotikës dhe kryesisht si ndihmës mësues për fëmijët e vegjël. Më pëlqente ajo punë sepse paguesha dhe ndihesha mirë që në moshën 18- vjeçare.

Pse vendosët që të largoheshit nga studimet në Shqipëri?

Po kërkoja më tepër specializime. Nuk e gjeta degën që dëshiroja. Në universitetet në Londër, pika e forta është literatura bazë. Së pari, ne nuk kemi libra, po praktikë. Edhe ato që kemi, ndryshojnë nga një sezon në tjetrin. Mësojmë gjëra të reja. E bukura e saj është që çdo klasë ka nga një klient nga bota reale dhe ne u gjejmë zgjidhje si ekspertë më pas.

A e kemi pasur të vështirë të ndërtoni projektin “ Konecto “

Ky projekt është ndërtuar për të lidhur njerëzit me njëri-tjetrin. Nëse ty të duhet të kesh kontaktet e duhura, qoftë për të komunikuar apo për të ndërtuar marrëdhënie në biznes, i gjen këtu. Në biznes gjithnjë do kesh nevojë për klientë të rinj, ndaj mendova për këtë ide. Jetojmë në një botë informacioni dhe duhet që të jemi të organizuar sa u përket kontakteve. Këtu lindi ideja për të ndërtuar edhe eventet. Pra, nëse një klient ka këtë aplikacion, do të ketë mundësi të informohet edhe për eventet që do të pasojnë. Bota e biznesnit kërkon investim dhe komunikim në network.

Si ka qenë kontakti me bizneset e mëdha?

Po, është mjaft e vështirë. Ndaj vlejnë mentorët. Unë zgjedh mentorë me përvojë. Ata na kanë gjetur një event në Londër që të testojmë sa biznese do të bëhen bashkë. Na kanë mbështetur për këtë dhe ka pasur shumë biznesmenë që janë bashkuar tani. Ne jemi futur në këtë network dhe gjithashtu vijojmë komunikim me biznesin në çdo vend të botës.

Ku bën pjesë Shqipëria në këtë aplikacion?

Për nga kontaktet dhe përfshirja, Shqipëria zë vend të tretë. Fillimisht, personi duhet të futet në website sepse aplikacioni ende po punohet. regjistrimi është free. Ne bashkojmë bizneset me njëra-tjetrën.

Sa persona jeni që punoni dhe çfarë prisni në të ardhmen në këtë angazhimin tuaj?
Jemi vetëm tre veta me shpresa për t’u bërë 30 dhe më tepër. E ardhmja i përket biznesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0